Aktualitet29 Mars 2018, 13:22

Vodhi pronat, Alket Hyseni me ‘dorë në zemër’: Për Zotin, jam i ndershëm!

Shkruar nga Pamfleti
Vodhi pronat, Alket Hyseni me ‘dorë në zemër’:

Vodhi pronat, Alket Hyseni me 'dorë në zemër': Për Zotin, jam i ndershëm!

Emri i deputetit Alket Hyseni është përfshirë prej disa ditësh në një hije skandali me tokat në bregdet. Duke u shfajsuar në foltoren e Kuvendit , Hyseni deklaroi me përgjegjësi të plotë se është i ndershëm.

“Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brendshëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj”, shpjegoi Hyseni.

Më tej, deputeti shtoi se “ky konflikt duhet të lihet atje ku e ka vendin”.

“Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë. Toka që pretendon akuzuesja nga testamenti është e bllokuar”, tha Hyseni.

Kryesore Alket Hyseni me 'dorë në zemër': Për Zotin jam i ndershëm! Vodhi pronat