Politike13 Maj 2019, 14:38

Vokshi: Sahit Dollapin e rrëmbeu policia përpara syve tanë

Shkruar nga Pamfleti
Vokshi: Sahit Dollapin e rrëmbeu policia përpara syve tanë

Albana Vokshi ka komentuar protestën e opozitës që u zhvillua mes tensioneve dhe dhunës ditën e shtunë dhe protestën e pasdites së sotme që pritet të jetë më e qetë, sipas informacioneve paraprake nga selia blu.

Ish-deputetja e PD-së ishte e vetmja që doli të mbrojë përpara policëve, sekretarin organizativ të partisë Sahit Dollapin, ka thënë se efektivët jo vetëm e dhunuan, por skena ishte si një akt rrëmbimi. Sipas Vokshit Rama është duket ri-instaluar diktaturën në Shqipëri.

“Nuk di se cili institucion është djegur. Kryeministria është bërë thjesht me katran, nuk ka djegie. Ju e dini shumë mirë që nuk merr flakë ajo, nga protestues të zemëruar se i ka vajtur atje nuk mban më. Nëse hidhet benzinë apo katran në derën e kryeministrisë. Hjade flasim për definicionin e dhunës, është dhunë kur ndërhyn në trashëgiminë kulturore në mënyrë antiligjore dhe e ti kthen sikur të jetë diskotekë, apo është dhunë kur arreston dikë që vë flamurin e kuq para kryeministrisë. Ne si PD e dënojmë dhunën, e dënojmë edhe nëse është ushtruar dhunë ndaj policisë. Zoti Basha gjatë fjalimit i është drejtuar protestuesve që të mos prekin forcat e rendit. Kush është dhunuesi në këtë rast. Ka me qindra provokatorë, Edi Rama nuk duhet të provokojë, të cojë provokues brenda protestës. Zoti Dollapi është filmuar duke u dhunuar në mënyrë më barbare me urdhër politik të Lleshajt. Ka me qindra arsye për të protestuar. Si mundet kjo polici që në vend të mbrojë protestuesit të vihet përballë tyre. Kam qenë unë që ka pyetur ku është z,Sahit Dollapi, se fizikisht e kishin rrëmbyer. Unë jam goditur nga policia dhe kam shkuar të pyes se ku është zoti Sahit Dollapi. Unë kam shkuar polic pas polici ku është zoti Sahit Dollapi. Në momentin ku i jam drejtuar si njeri, se isha e vetme. Duke i pyetur se ku e keni çuar z. Sahit Dollapin. Ata kanë urdhëruar që unë të largohem në mënyrë të dhunshme. A është dhunë kjo? Apo është dhuna simbolike e përdorur para dyerve të kryeministrisë. Edi Rama po kthen diktakturën. A është diktakturë të kthesh pushtetet në një dorë? “-u shpreh Vokshi.

Politike