Aktualitet16 Korrik 2019, 22:48

“Vol-vo4″/ Gjykata kthen dosjen për ish-deputetin e PS Arben Çuko: Nuk ka prova!

Shkruar nga Pamfleti
“Vol-vo4″/ Gjykata kthen dosjen për ish-deputetin e PS Arben

Krimet e Rënda kanë kthyer ditën e sotme çështjen për Arben Çukon, ish deputetin e PS dhe ish drejtorin e Burgjeve. Sot në seancën paraprake Krimet e Rënda vendosën të kthejnë çështjen. Gjykata konstatoi mangësi në drejtim të provave dhe i konsideron hetimet e deri- tanishme të paplota.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe çon në gjykatë ish drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe 4 të pandehur të tjerë për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kujotjmë se Arben Çuko u arrestua në tetor të 2018 me akuzën e korrupsionit gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si Drejtor Çukon asokohe me motivacionin: “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Çuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Gjatë “VOL-VO 4” në të gjiothë shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në poranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë. /Pamfleti

Aktualitet