Sport13 Prill 2018, 21:45

Volejboll Meshkuj/ Erzeni thyen sërish 3-0 Studentin në “play-off”, në finale me Partizanin

Shkruar nga Pamfleti
Volejboll Meshkuj/ Erzeni thyen sërish 3-0 Studentin në

Volejboll Meshkuj/ Erzeni thyen sërish 3-0 Studentin në “play-off”, në finale me Partizanin

Volejbolli e ka humbur bukurinë e dekadave më parë kur meshkujt e femrat rivalizon me skuadrat më të mira europiane, ndërsa në këtë periudhë bëhen përpjekje për të gjetur nivelin e kërkuar. Në kuadër të volejbollit të meshkujve është mbyllur faza plkay-off e gjysmëfinaleve dhe në finale e madhe do të jenë Partizani dhe Erzeni, të cilët eliminuan respektivisht Tiranën dhe Studentin. Erzeni fitoi 2-0 duelin e fazës gjysmëfinale të play off-it me Studentin, pa humbur asnjë set, gjithsesi një meritë e vecantë i takon edhe trajnerit të mirënjohur Arben Sako që e rikthen ekipin shijakas në majat e volejbollit shqiptar.

Erzeni bëhet kështu klubi i parë finalist dhe në pengesën e fundit të play off-it përsa i përket edicionit të sivjetshëm të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ekipi shijakas do të përballet me skuadrën e Partizanit, që siguroi finalen falë triumfit 3-1 në Sallën e Sporteve Fahrie Hoti në derbin kryeqytetas ndaj Tiranës, duke mbyllur përfundimisht sfidën tjetër gjysmëfinale në vetëm dy takime, pasi më herët “të kuqtë” e Ylli Tomorrit kishin fituar 3-0 edhe përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave. Finalja e madhe është Partizani-Erzeni, ku do të përcaktohet edhe titulli kampion. /Pamfleti Sport

Sport