Kosova30 Dhjetor 2022, 00:04

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Constituent meeting of the Delegation to the EU-Ukraine Parliamentary Association Agreement

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se vetëm presidenti rus, Vladimir Putin nuk i gëzohet largimit të barrikadave nga rrugët e Veriut të Kosovës.

Ajo e ka përshëndetur këtë zhvillim në veri, duke e cilësuar si çlirim.

“Besoj se të gjithë ne ndjehemi të çliruar. Kemi shpresuar për një kohë të gjatë që këto barrikada të hiqeshin nga ata njerëz që i kishin vendosur dhe që po i shtonin barrikadat në ditët e fundit. Po prisnim në prapavijë një marrëveshje. Barrikadat ishin provokim dhe gjë e panevojshme. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë provokuar nga këto veprime”, ka deklaruar Von Cramon.

Shumica e barrikadave janë larguar tashmë nga rrugët, duke e mundësuar qarkullimin.

Ky zhvillim është përshëndetur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “ata që i vendosën barrikadat edhe i hoqën”.

 

Prishtine

Kosova