Bota20 Tetor 2018, 10:20

Votuan pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë, opozita përjashton 7 deputetët (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Votuan pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë, opozita

Votuan pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë, opozita përjashton 7 deputetët (Emrat)

Me 80 vota pro, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo gjë u arrit edhe falë 8 votave të deputetëve të opozitës. 

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i partisë opozitare maqedonase; VMRO-DPMNE që ka vendosur përjashtimin nga rradhët e tyre të deputetëve; Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç i cili ishte  pjesë e koalicionit.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, u shpreh se deputetët që votuan pro kanë zhgënjyer qytetarët dhe partinë me votën e tyre.

Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheneshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj.

Rajoni ndryshimi i emrit të Maqedonisë VMRO-DMPNE