Politike 5 Gusht 2019, 16:16

Vrasës, trafikantë apo edhe ‘kllounë’, këto janë kriteret e punësimit të ‘Rilindjes’

Shkruar nga Pamfleti
Vrasës, trafikantë apo edhe ‘kllounë’, këto

Vrasës, trafikantë apo edhe ‘kllounë’, këto janë kriteret e punësimit të ‘Rilindjes’

Pushteti i Edi Ramës buron nga çunat e forte, djem te shkathet që të marrin gjak në vetull, të cilët e mbajne në postin e lakmuar të kryeministrit. Që t’a kesh mirë me Ramën dhe punët të të shkojnë ‘vaj’, duhet të kesh lidhje me trafikantë si dhe të jesh i angazhuar për të zhbërë rezultatet zgjedhore në favor të partisë së kryeministrit. Le ti referohemi rastit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, i cili u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes, po atë ditë një tjetër ‘shërbëtor’ i Ramës u zgjodh në krye të këshillit bashkiak të Durrësit. Bëhet fjalë për Ani Dyrmishin, i cili del në përgjimet e Astrit Avdylaj, një personazh i njohur i botës së krimit në zonën e Shijakut, i cili u angazhua kokë e këmbe në blerjen masive të votave për llogari të Vangjush Dakos në vitin 2017.

Prezantimi i Dyrmishit ishte i kuruar në detaje, madje në krah të tij qëndronte Elisa e Ramës, ministresha e cila i ka harruar pushimet për t’i shërbyer ‘Skënderbeut’ të saj në konstituimin e këshillave bashkiak në 61 bashki të Rilindjes. Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme, nga drejtimi i Hipotekës së Durrësit e deri tek drejtor i Hekurudhës shqiptare.

Në fakt, Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pas zgjedhjeve të 2017-ës, ku shërbeu me devotshmëri për Rilindjen në vjedhjen e votave, ndërkohë që Rama e kish bërë pjesë të listës së 101 personave për të cilët kishte ankesa nga qytetarët. Por Rama sic e thamë edhe më lart, nuk bën dot pa ‘çunat e fortë’ dhe në këtë formë nuk ja harroi të mirat ndaj partisë në zgjedhjet e 2017-ës, sidomos kur janë të angazhuar në kauzën e tij, atë të vjedhjes së votave dhe propagandës rilindase.

Por Dyrmishi mbeti sërish drejtor, edhe kur emri i tij lakohej nga ‘Niçja’ i Shijakut dhe dilte në përgjime si pjesë e dosjes 339, ndërkohë që tanimë do të jetë kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit, një ndër qytetet me të lakmuara nga trafikantët e drogës dhe jo vetëm, për shkak të pozicionit gjeografik me portin më të madh në vend.

Nga Durrësi kalojmë në Kolonjë, ku ka edhe më keq, pasi në administratën e re lokale të Rilindjes, mirëpriten të japin kontribut edhe njerëz që të therin nëse të nxjerr goja qoftë edhe një fjalë kundër ‘shakatorit’ rilindas, Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, Erion Isait.

Thënë kjo për faktin se në krye të Njësisë Administrative Qendër në Bashkinë Kolonjë është emëruar Pandi Cunge, drejtuesi i FRESH-it në këtë qytet. Vetëm dy ditë përpara votimeve monopartiake të 30 qershorit, në Ersekë ndodhi një plagosje me dashje, ku Pandi Cunge, qëlloi me thikë një 35-vjeçar, pasi ky i fundit i kish ofenduar në rrjetet sociale ‘kllounin’ Erion Isai. Si përherë, kur njerëz të pushtetit janë të përfshirë në ngjarje kriminale, policia i trajton me delikatesë, ndërkohë që partia i shpërblen me poste drejtuese.

Punësime të tilla nuk ndodhin aksidentalisht, por me vetedije te plotë, qofsh i denuar apo dhe kriminel, nqs i shërben partisë dhe linjës së liderit suprem, atëherë e ke vendin në poste drejtuese të vendit. Kjo është një formë qeverisëse që ka funksionuar dhe po funksionon për gjashtë vitet e fundit.

Këto nuk janë rastet e vetme ku në krye të Bashkive apo organeve drejtuese qëndrojnë personazhe të lidhur me botën e krimit, pavarsisht ligjit te Dekriminalizimit, sërish ata kanë arritur të ‘lahen’ nën rrjedhën e lumit të pushtetit, kjo falë edhe punës së përgjumur të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila drejtohet nga një prokurore e përkohshme, por që për pak kohë mbush 2 vite në krye të organit të akuzës.

Në këtë institucion qëndror të akuzës ekziston një zyrë e posaçme e cila quhet ‘Njësia e Dekriminalizimit’, por që prej ardhjes në krye të prokurorisë të Arta Markut, nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për shkarkime apo procedime ndaj zyrtarëve të lartë të ‘Partisë Rilindase’ që dyshohen se kanë fshehur të kaluarën kriminale në formularët e dekriminalizimit. Këto janë vetëm ngjarjet në dukje, pasi nëse do kërkojmë në thesin e Rilindjes, dhuratat e ‘babagjyshit’ Rama nuk kanë të sosur.

Politike “Erioni i fiqve” sot rezulton milioner. Zbardhet pasuria e të parit të Tiranës ani dyrmishi Arta Marku Edi Rama erion isai Hipoteka