Vrasësi i Fatmirit përdori silenciator, 4 plumba fatal

Fatmir A., 43-vjeç u ekzekutua me armë zjarri në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë të Spanjës mesnatën e 5 shtatorit. Ai u qëllua nga një person i paidentifikuar i cili ndodhej në një automjet me ngjyrë të zezë, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë. Shqiptari ka qenë i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008, për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.



Mendohet se se autori ka përdorur një silenciator për ekzekutimin. Një tjetër detaj është se se autori ka qëlluar viktimën me 4 plumba, dy prej të cilëve kanë depërtuar në kokë dhe ishin fatale. Pavarësisht ardhjes së një ambulance me një mjek, shqiptari ka ndërruar jetë.

Sipas dëshmitarëve autorët janë larguar me një Peugeot të zi.

Fatmiri kishte dalë kohët e fundit nga burgu pas dënimit për vrasjen e të riut.