Kronike11 Gusht 2018, 08:50

Vrasja e 8-fishtë në Vlorë, si reagoi Ritvan Zykaj kur policia i bëri thirrje të dorëzohej

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 8-fishtë në Vlorë, si reagoi Ritvan Zykaj kur policia i

Vrasja e 8-fishtë në Vlorë, si reagoi Ritvan Zykaj kur policia i bëri thirrje të dorëzohej

Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe është shfaqur i qetë. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë, por vetëm ka kërkuar të pijë ujë.

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

VIKTIMAT

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit

Kronike