Kronike15 Korrik 2018, 12:50

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ish-polici kishte kërkuar azil në Francë, 3 pistat ku po hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ish-polici kishte kërkuar azil

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ish-polici kishte kërkuar azil në Francë, 3 pistat ku po hetohet

Ishte ora 6 e mëngjesit të së dielës kur në Policinë e Shkodrës u raportua një krim i rëndë në lagjen Naim Gjylbegu të qytetit. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes uniformat blu gjetën të ekzekutuar këtë makinë një çift të rinjsh. Viktimat janë 30-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, 27 vjeç, që shihni në këtë foto.

Mbi ta ishte derdhur një breshëri plumbash pasi në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja. Për fat të mirë ka shpëtuar djali i çiftit vetëm 1 vjeç i gjetur i ulur në ndenjësen e pasme të makinës. Foshnja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku mësohet se nuk ka asnjë lëndim përveç traumës së pësuar.

Mësohet se 30-vjeçari kishte punuar si efektiv policie në Komisariatin e Pukës deri në fund të vitit 2016 kur kishte dhënë dorëheqjen pas një mungese të pajustifikuar. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku jetonin. Bëhet fjalë për një atentat të mirëmenduar pasi autorët e kanë pritur çiftin të kthehet në banesë. Ata janë qëlluar pa dalë ende nga makina në një vend i cili nuk mbulohet nga ndonjë kamër sigurie.

Kronike