Bota20 Prill 2019, 16:03

Vrasja e gazetarit, arrestohen dy spiunë arabë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gazetarit, arrestohen dy spiunë arabë

Vrasja e gazetarit, arrestohen dy spiunë arabë

Dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë në llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe janë arrestuar nga shteti turk. Turqia po heton nëse ardhja në Turqi e një prej tyre ishte e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Dy burrat arritën në Turqi në tetor 2018, pak ditë pasi Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, tha zyrtari, duke shtuar se tjetri kishte ardhur më vonë për të ndihmuar kolegun e tij me ngarkesën e punës.

“Ne po hetojmë nëse ardhja e individit primar në Turqi lidhej me vrasjen e Jamal Khashoggit”, tha zyrtari, duke shtuar se personi ishte monitoruar gjashtë muaj, përpara arrestimeve dje në Stamboll të hënën. “Është e mundur që ka pasur një përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me arabët, duke përfshirë edhe disidentët politikë, që jetojnë në Turqi”.

Të premten në mbrëmje, gjykata turke vendosi për t’i mbajtur të dyshuarit në burg për akuzat e spiunazhit ndërkombëtar, politik dhe ushtarak, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Transmetuesi shtetëror TRT Haber publikoi fotot e dy të dyshuarve në paraburgim, duke qëndruar para flamurit turk. Ata gjithashtu treguan fotografi, me sa duket të marra më parë dhe fshehurazi, nga të dy burrat që ecnin së bashku nëpër një rrugë. Khashoggi, një kolumnist i Ëashington Post dhe kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën arabe më 2 tetor nga një ekip i operativëve sauditë, duke provokuar një protestë ndërkombëtare.

Princi i Kurorës, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, sipas CIA-s dhe vendeve të perëndimit e ka udhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggl. Janë 11 të dyshuar të paidentifikuar që po hetohen për çështjen, sipas ligjit të shtetit të Arbisë Saudite 5 prej tyre mund të urdhërohen me dënim të vdekjes.

Bota Arrestohen gazetari sipune arabe