Kronike 5 Dhjetor 2018, 13:02

Vrasja e shqiptarit në Gjermnai, ja kush ishte ”molla e sherrit”

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e shqiptarit në Gjermnai, ja kush ishte ”molla e

Vrasja e shqiptarit në Gjermnai, ja kush ishte ''molla e sherrit''

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë pak ditë më parë në Berlin të Gjermanisë. Viktima u ekzekutua nga një 60-vjeçar, i cili më pas qëlloi veten dhe si pasojë ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sipas mediave gjermane thuhet se arsyeja që çoi në vrasjen e shqiptarit, por edhe në vetëvrasjen e shtetasit gjerman është xhelozia për një grua. Po ashtu sipas këtyre mediave thuhet se 47-vjeçari kishte lidhje me ish-gruan e 60-vjeçarit dhe mendohet se ky ka qenë edhe motivi që shkatoi krimin makabër mbrëmjen e së shtunës. 

Bledi G. u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pas kësaj, autori 60-vjeçar vrau veten me pistoletën e krimit. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Kronike 47-vjeçari shqiptar Blendi G