Aktualitet10 Tetor 2019, 09:13

Vrasja në Kavajë/ Kush është viktima dhe polici i plagosur (emra+foto)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, një person i vdekur

Zbulohen emrat e personave që janë përfshirë në konfliktin me armë mëngjesin e sotëm në Kavajë.Si pasojë e një përplasje me armë ka vdekur Dritan Haxholli dhe është plagosur rëndë polici i Burgjeve, Bledar Toçi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje M.Q ,rreth orës 00:44.

Githashtu është publikuar dhe një foto e policit të burgjeve Bledar Toçi.

Si ndodhi sherri

Në banesën e gruas në fjalë fillimisht ka qenë i plagosuri Bledar Toçi së bashku me disa persona të tjerë ku rreth orës 00:44 në këtë banesë ka shkuar më pas viktima Dritan Haxholli 41-vjeç i cili i armatosur me një kallashnikov ka hapur zjarr ndaj personave që ishin brenda.

Dritan Hoxholli ishte ish i dashur i të zonjës së shtëpisë M.Q por pak kohë më parë ishin ndarë. Nga breshëria e kallashnikovit një plumb ka kapur policin e burgjeve Bledar Toçi  që më pas është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit duke lënë të vdekur Dritan Haxholli.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet