Showbiz20 Prill 2019, 05:00

“Vrasje të Vogla” – Merve dhe Pelin nuk e dinë kush po tradhëtohet

Shkruar nga Pamfleti
“Vrasje të Vogla” – Merve dhe Pelin nuk e dinë kush

“Vrasje të Vogla” – Merve dhe Pelin nuk e dinë kush po tradhëtohet

Mehmet e kupton se Tajlan është ende i dashuruar me Ojan. Ai e këshillon Tajlanin që të mos prishë familjen për një dashuri të vjetër. Mehmet i rrëfen Tajlanit se nuk ka para për t’i blerë në shtëpi tjetër Burxhusë.

Tajlan i kërkon Mehmetit të dyshojë se Burxhu po e përdor për para, por ai është i bindur se Burxhu e dashuron. Pelin dhe Merve ngushëllojnë njëra tjetrën, por kur të dyja e mohojnë se janë tradhëtuar nga bashkëshorti mendojnë se pala tjetër po gënjen për të fshehur turpin.

Arzu mësohet shpejtë me punën dhe kjo gjë i pëlqen Omerit. Mehmet shokoher kur shikon Arzun duke punuar për Serhanin. Punëtorët e tjerë mburrin Arzun para Mehmetit pa e ditur se ata kanë qenë të lidhur. Mehmet i thotë Serhanit se Arzu është e paaftë për punë. Serhan mbron Arzun para Mehmetit. Mehmet pyet Serhanin për thashethemet rreth Ojas, por ai i injoron.

Pelin mendon se Merve po shtiret qëllimisht sikur nuk e di për lidhjen e Serhanit me Ojan dhe se pas kësaj fshihet një plan. Merve dhe Oja takohen rastësisht në klubin e lagjes. Merve e siguron Ojan se nuk ka për të heshtur më nëse mëson se njëra nga shoqet e saj po tradhëtohet dhe e lë Ojan të ndihet si e përdalë.

Burxhu gjen një shtëpi që i pëlqen, e cila është shumë e shtrenjë dhe përballë shtëpisë së Merves. Synimi i Burxhus është të bëhet pronarja e shtëpisë së Merves. Nilaj nuk është dakort që Mehmet të vijë vazhdimisht në shtëpinë e tyre. Tajlan viziton Merven për ta ngushëlluar atë për tradhëtinë e Serhanit.

Merve mendon se Tajlan ka ardhur për t’i kërkuar ndihmë që të pajtohet me Pelinin. Merve ballafaqohet me Tajlanin dhe i kërkon atij që t’i tregojë Pelinit për tradhëtinë e tij me Ojan. Tajlan e kupton se ka ndodhur një keqkuptim në lidhje me Ojan. Agjentja e shitjeve të lagjes i tregon Merves se Burxhu ka vendosur të blejë një shtëpi pranë tyre. Tajlan shkon fshehurazi në shtëpinë e Ojas dhe i tregon asaj se Merve dhe Pelin kanë gjetur diçka që i ka bërë ato të dyshojnë se mes tyre ka diçka.

Oja përzë Tajlanin nga shtëpia. Oja vë re mungesën e kapëses së këmishës. Tajlan i shpreh dashurinë Pelinit në mënyrë që të largojë dyshimet nga vetja. Agjentia e shitjeve i tregon Mehmetit çmimin e shtëpisë që dëshiron Burxhu. Mehmet shokohet. Merve dhe Pelin arrijnë në konkluzionin se divorci nuk është zgjidhja e duhur pas një tradhëtie.

Arzu mëson se Merve nuk di asgjë rreth situatës në kompani. Merve flet qëllimisht me agjenten e shitjeve para Arzus për të mos e lejuar që t’i shesë shtëpi Burxhus. Arzu preket. Oja e kupton se agjente në shtëpinë e saj ka qenë parukierja dhe prandaj Merve e ka akuzuar për tradhëti. Ajo thur një plan dhe lë një tjetër takim me estetisten.

Lifestyle