Kronike14 Shtator 2018, 16:58

Vrasjet e përgjakshme si prerja e kokës e deri te ekzekutimet me tritol e plumba, si nisi përplasja mes bandave të Lushnjes

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet e përgjakshme si prerja e kokës e deri te ekzekutimet me

Në Divjakë, një operacion i forcave speciale të policisë duket se ka shkuar keq. I nisur si një përpjekje për të arrestuar dy vrasës, që dyshohej se fshiheshin në një nga shtëpitë e fshatit Rremas, ai për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi një burrë është plagosur në kokë ndërsa ndodhej në dhomën e tij të gjumit.Në orët e para të mëngjesit të sotëm RENEA rrethoi fshatin Rremas në Divjakë, pasi kishte informacion se aty fshihej Laert Haxhiu, i shumëkërkuar për vrasjen e dyfishtë në 2017 dhe atentatin ndaj nipit të Aldo Bares. Përveç Laert Haxhiut personi tjetër që kërkohej ishte Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017.

Historiku i Bandës së Lushnjes:

Vrasjet janë të shumta të realizuara nga “Banda e Lushnjes” si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku.

 Në korrik ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra Ramadan Shkurti, vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare.

Aldo Bare, së bashku me viktimën dhe Enver e Bardhyl Rabija ishin nisur në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, i cili ishte në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shënjestra Artur Daja. Aldo Bare së bashku me shokun e tij Enver Rabija, u larguan nga vendi i ngjarjes. Por të plagosur kishin mbetur ne automjet Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija. Vetëm pak çaste më vonë Daja, edhe ky i plagosur i afrohet kundërshtarëve të tij dhe qëllon nga afër villain e Aldo Bares dhe mikun e tij të ngushtë Bardhyl Rabija.

Në këto rrethana, pas vrasjes së vellait të Aldo Bares, ky i fundit me qellim hakmarrrjen ndaj Artur Dajës, krijoi të ashtëquajturën “Bandë e Lushnjes”. Sipas organit të akuzës, anëtar ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici dhe Enver Dondollaku.

Kalvari i vrasjeve vijoi. Objektivi ishte ekzekutimi dhe terrorizimi i të gjithë të familjarëve, të afërmve dhe miqve të Dajës. Kështu në 03 korrik të ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Daja. Gjashtë muaj më vonë më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli. Por historia e vrasjeve të përgjakshme të cilët ishin kundërshtarë të Aldo Bares dhe miq të Artur Dajës vazhdon. Brenda muajit shkurt të ’98 vriten në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri. Më 18 korrik të 98’në vendin e quajtur “Kodrat e ullinjve” u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë iArtur Dajës.

Por objektivin kryesor Ado Bare do ta realizonte 3 muaj më vonë. Konkretisht më 21 tetor 1998 në fshatin Grabian të Lushnjes, pasi e kishin djegur trupin më herët të Artur Dajës i presin kokën, duke e ekspozuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.

Gjithashtu, emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akozohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës. Për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano.

Gjithashtu Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Ndërkohë dyshohet edhe me vrasje të tjera që janë të pazbardhura si ekzekutimi i ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti dhe për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë së qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.

Krimet e Bandës së Lushnjes

Më datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës vritet  është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas, Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij, janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare.

Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë, Arben Boriçi, i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes, është afruar me shpejtësi dhe në të kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.

Ekzekutimi i Nimet Zenelit

Me datë 13.02.1998, në vendin e quajtur Kolonjë të rrethit Lushnjë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Në rrugën automobilistike, persona të armatosur, ku ndërmjet të tjerëve edhe të pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare, i kanë zënë pritë fuoristradës “Toyota” me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kanë parë furgonin të afrohej, kanë qëlluar me armë automatik në drejtim të tij.

Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit, pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qëllim për t’u shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek shtetasit e sipërpërmendur. Menjëherë shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrë nga rruga makinën dhe të tre personat janë larguar me vrap.

Të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stergu kanë ndjekur me vrap dy shtetasit, Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të këtyre të fundit. Gjatë ndjekjes, Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej.

I pandehuri Ilir Stërgu, së bashku me të pandehurin Arben Borici, i janë afruar të plagosurit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa dy shtetasit e tjerë, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, kanë mundur t’i shpëtonin ekzekutimit.

Banda e Lushnjes u kthye në “Komisariat”

Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Ndërsa më pas u ekstradua në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve. Një vit më parë në shtator të 2017 Laert Haxhiu vrau me armë zjarri Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares.

Kronike si nisi përplasja mes bandave të Lushnjes Vrasjet e përgjakshme si prerja e kokës ederi te ekzekutimet me tritol e plumba