Aktualitet12 Korrik 2019, 22:30

Vrau 2 të rinjtë shqiptarë në aksident, italiania e penduar: Nuk dua t’ia di ç’ndodh me mua

Shkruar nga Pamfleti
Vrau 2 të rinjtë shqiptarë në aksident, italiania e penduar:

Mediat lokale italiane i rikthehen sërish aksidentit që u mori jetën dy të rinjve shqiptarëve më 30 gusht të këtij viti. Irina Vetere, autore e aksidentit, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në momentin kur shkaktoi tragjedinë që u morën jetën të rinjve Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, 20 vjeçar.

Vajza u arrestua katër ditë më vonë pasi përfundoi në spital me plagë të ndryshme. Avokati mbrojtës thotë se ajo është e shkatërruar teksa e ka takuar në burgun e grave në Modena, ku ndodhet që prej mëngjesit të 4 korrikut.

“Unë jam shumë afër familjes së këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë “, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Avokati mbrojtës thotë se 30 vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit.

Aktualitet