Aktualitet15 Tetor 2019, 08:38

Vrau çiftin në vitin 1999, ekstradohet nga Austria fieraku i dënuar përjetë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau çiftin në vitin 1999, ekstradohet nga Austria fieraku i

Vrau çiftin në vitin 1999, ekstradohet nga Austria fieraku i dënuar përjetë

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm për një krim të ndodhur në vitin 1999 ku u vranë burrë e grua.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit Bajram Driza, duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij Natasha Driza.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

Më 7 gusht të vitit 1999, Feta Kaja, Viktor Pelivani dhe Jurgen Bacja hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje. Pasi janë diktuar nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve. Çifti Driza sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

Aktualitet ekstradohet nga Austria fieraku i dënuar përjetë Vrau çiftin në vitin 1999