Aktualitet 7 Mars 2019, 14:15

Vrau dhe trafikoi një femër, zbardhet e kaluara e një prej vëllezërve me ‘super’ pasurinë 2.2 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Vrau dhe trafikoi një femër, zbardhet e kaluara e një prej

Vrau dhe trafikoi një femër, zbardhet e kaluara e një prej vëllezërve me ‘super’ pasurinë 2.2 milionë euro

Në kuadër të operacionit “Vllazëria”, policia e Tiranës në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranës kanë vënë nën sekuestro prona me vlerë më shumë se 2 milionë euro, që i përkisnin vëllezërve Alket dhe Armando Gorezi.

Detaje të reja janë zbuluar nga e kaluara e dy vllezërve. Bëhet fjalë për dy vllezërit ku njëri prej tyre, Armando Gorezi është arrestuar në vitin 2015, në Tiranë.  Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e një shqiptari (Indrit Kuçi) në vitin 2011 në Torino të Italisë.

Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian.

Gorezi  është ekstraduar në Itali, për këtë krim, ku qëlloi për vdekje Kuçin në gusht të vitit 2011 me 6 plumba pistolete, ndërsa si shkak i kësaj vrasje rezultoi prishja e pazareve për tregun e drogës dhe prostitucionit.

Por Apeli gjykoi se ai ishte i pafajshëm dhe se nuk gjeti prova që ta fajësonin. Kuçi e kishte rrahur Gorezin para se të vritej me armë zjarri disa ditë më vonë. Por drejtësisë italiane nuk i mjaftoi ky fakt për të bërë përgjegjës Gorezin për vrasjen.

Gjithashtu ndaj tij, Prokuroria e Beratit ka rinisur procedim penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi Armando Gorezi dyshohet të këtë trafikuar një vajzë me inicialet E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.

Në njoftimin e policisë, në 2015 thuhej:

ARRESTOHET ARMANDO GOREZI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR.

Më datë 14.02.2015, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana dhe Specialisët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja e tij u bë pasi:

Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale “Vrasje”., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian.

Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.

Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian.

Shumë u fol për Gorezin gjatë kësaj kohe, teksa u tha se ai e kishte vrarë Kuçin për prishje të pazareve të drogës.

Por Apeli gjykoi se ai ishte i pafajshëm dhe se nuk gjeti prova që ta fajësonin. Kuçi e kishte rrahur Gorezin para se të vritej me armë zjarri disa ditë më vonë. Por drejtësisë italiane nuk i mjaftoi ky fakt për të bërë përgjegjës Gorezin për vrasjen.

Aktualitet Vrau dhe trafikoi një femër zbardhet e kaluara e një prej vllezërve me  ‘super’ pasurinë 2.2 milionë euro