Kronike16 Korrik 2018, 20:57

Vrau me thikë dibranin Ervin Tola, gjykata dënon të riun italian dhe ndan 75 mijë euro kompensim. Ja kush i përfiton

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë dibranin Ervin Tola, gjykata dënon të riun italian

Vrasësi i shqiptarit Ervin Tola është dënuar  me 14 vite e dy muaj burg. Gjykata në Itali dha sot vendimin për 26 vjeçarin Gianluca Mazzarelli, për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të vitit të kaluar para një lokali në Piacenza të Italisë, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

Sipas dëshmise se italianit. me shqiptarin pati një sherr fillimisht dhe ai nisi ta rrihte me ndihmën e dy-tre shokëve. Mazzarelli shtoi me tej ne rrefimin e tij duke pranuar se qëlloi shqiptarin me thikë për t’u mbrojtur, por gjykata e konsideroi si vrasje të qëllimshme.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishme prindërit dhe gruaja e shqiptarit që në kohën e vrasjes ishte shtatzëne. Prindërit e shqiptarit kanë kërkuar 500 mijë euro kompensim, ndërsa gruaja e të ndjerit 750 mijë euro. Gjykatësi urdhëroi në fund 30 mijë euro kompensim për prindërit dhe 45 mijë euro për gruan e shqiptarit.

Kronike