Aktualitet20 Shtator 2019, 14:24

Vrau të dy prindërit 2 vite më parë, pranohet gjykimi i shkurtuar, 35 vite burg për Mirald Metollarin

Shkruar nga Pamfleti
Vrau të dy prindërit 2 vite më parë, pranohet gjykimi i

Vrau të dy prindërit 2 vite më parë, pranohet gjykimi i shkurtuar, 35 vite burg për Mirald Metollarin

Apeli i Krimeve të Rënda pranon kërkesën e gjykimit të shkurtuar për Mirald Metallarin, i cili vrau nënën dhe babain e tij polic me armën e shërbimit.

Mësohet se gjykata ka dënuar me 35 vite burg 22-vjeçarin, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar burg të përjetshëm.

I riu ekzekutoi prindërit e tij më 24 korrik të 2017-ës në Bathore. Ai ishte konfliktuar me babain, teksa po ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë. Mirald Metallari mori armën e shërbimit të të atit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Nëna 47-vjeçare Nurie Metallari kishte ndërhyrë për të shmangur tragjedinë, por i riu e qëlloi gjithashtu edhe atë. Gruaja u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Aktualitet 35 vite burg për Mirald Metollarin pranohet gjykimi i shkurtuar Vrau të dy prindërit 2 vite më parë