Aktualitet24 Gusht 2019, 08:19

Vuani nga pagjumësia? Zbulohet sekreti si të na zërë gjumi në më pak se 120 sekonda

Shkruar nga Pamfleti
Vuani nga pagjumësia? Zbulohet sekreti si të na zërë gjumi

Vuani nga pagjumësia? Zbulohet sekreti si të na zërë gjumi në më pak se 120 sekonda

Keni probleme me gjumin? Një teknikë e ushtarakëve do t’ju vijë në ndihmë. Ushtarakët përdorin këtë teknikë për ti zënë gjumi shpejt si edhe për të fjetur mjaftueshëm. Është shumë e thjeshtë, madje thuhet se mund të të zërë gjumi brenda 120 sekondave.

Teknika e ushtrisë amerikane është zbuluar në një libër të titulluar ‘Relax and Win: Performance Championship’ dhe thuhet se ka një shkallë të suksesit prej 96%. Kjo është një metodë e fshehtë që ka kohë që përdoret nga ushtria amerikane me një përqindje të suksesit afër 100 për qind pas disa javësh të praktikë. Udhëheqësit ushtarakë dolën me sistemin kur kuptuan se shumë nga pilotët e tyre po bënin gabime të tmerrshme, të shmangshme për shkak të stresit dhe pagjumësisë.

Por cilat janë hapat që duhet të ndiqni:

Relaksoni muskujt e fytyrës suaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Shtendosni supet, ulini poshtë dhe pastaj rrotullohuni sa nga ana e majtë dhe pastaj djathtas.

Duhet të merrni frymë, të relaksoni krahrorin dhe në fun të relaksoni këmbët, duke filluar nga kofshët deri tek gishtat.

Pas 10 sekondash të relaksimit të thellë, hapi tjetër është të qetësoni plotësisht mendjen tuaj dhe të mos mendoni për asgjë.

Autori i librit Lloyd Bud Winter sugjeron që më pas duhet të mendoni këto tre iluzione:

-Mendoni veten të shtrirë në një lundër në një liqe të qetë dhe s’ka asgjë tjetër përveç qiellit blu mbi ju

– Sikur po ëndërroni shtrirë në një kafe të bardhë në një dhomë katrore

-Thoni  “mos mendo, mos mendo, mos mendo” pa pushim për dhjetë sekonda.

Shendeti Vuani nga pagjumësia? Zbulohet sekreti si të na zërë gjumi në më pak se 120 sekonda