Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.
Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriç.
Megjithëse Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është marrëveshja e dytë e nënshkruar mes dy vendeve, pas asaj të kthimit të fluturimeve.
Këto marrëveshje padyshim që janë konsideruar historike pasi janë të parat që nënshkruhen pas 21 vitesh.