Bota20 Korrik 2019, 08:54

Vuçiç “ndez” motorët, takime të nivelit të lartë pas dorëheqjes së Haradinaj. Ja çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç “ndez” motorët, takime të nivelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’iu drejtohet sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka mbledhur të gjithë udhëheqësit serbë gjatë ditës së djeshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviq.

Pas këtij takimi, Vuçiç nuk u deklarua fare për medie mirëpo, ka qenë zyra për komunikim me publikun e Presidencës serbe që ka bërë të ditur se sot me fillim prej orës 10:00, Vuçiq pritet t’iu drejtohet qytetarëve rreth dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Rajoni