Politike 6 Dhjetor 2022, 11:16

Vuçiç në Tiranë, mediat në Beograd nisin diversionet: Ismail Morina kërcënoi presidentin serb

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të parë në rajon, në Tiranë po mbahet samiti i liderëve të BE- Ballkani Perëndimor, ku përveç zyrtarëve më të lartë të BE-së, po marrin pjesë edhe liderët e 27 vendeve anëtare, por edhe të rajonit.

Në këtë samit është presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mediat serbe menjëherë pas mbërritjes së Vuçiç në Tiranë, shkruajnë se Vuçiç do të ketë takime të veçanta dypalëshe me kryeministrin italian, kryeministrin holandez dhe atë belg.

“Ne jemi këtu për të folur. Është gjithmonë më mirë të jesh në tavolinë dhe të flasësh, sepse nëse nuk je në tavolinë, je në menu. Është mirë të flasim.”, tha presidenti Vuçiç.

I pyetur nga mediat e huaja, Vuçiç tha se vendimi për të ardhur është marrë pas konsultimit.

“Pas konsultimit vendosëm të vinim dhe të bisedonim. Këtu do të kemi rastin të themi atë që mendojmë. Mbetemi të përkushtuar për negociatat dhe rrugën drejt BE-së, por edhe për ruajtjen e interesave tona.” , tha Vuçiq.

Vuçiç tha se Serbia është shtet i pavarur.

“Nëse e kanë më të lehtë të na kritikojnë, duke pretenduar se jemi afër Rusisë, atëherë kjo është se nuk kanë çfarë të ankohen, prandaj duhet të thonë diçka.”, tha Vuçiç.

Pas ardhjes në Tiranë, Vuçiç ka zhvilluar edhe disa biseda të shkurtëra me Ramën, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me Sekretaren e Përgjithshme të RCC, Majlinda Bregu.

Ndërkohë media serbe Republika.rs shkruan se Ismail Morina, që lëshoi dronin në ndeshjen me Serbinë në 2014 , u ndalua në Tiranë pasi kishte kërcënuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Politike Mediat serbe Rama Samiti ne tirane Vucic