Kosova10 Nëntor 2022, 20:00

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se nuk beson që do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Paris.

Ai iu ka thënë gazetarëve që ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, por jo më.

Vuçiq nuk ka dhënë as një detaj se çfarë ka ndodhur.

“Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se mund të takohet me presidentin serb, në Paris.

Ai të enjten është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku është folur edhe për planin franko-gjerman të cilin Kurtin e ka cilësuar si “bazë e mirë”.

Prishtine

Kosova

·

10 Nëntor 2022, 19:3519:35Kosova