Aktualitet 9 Dhjetor 2018, 17:52

‘What the fuck’, Rama i ftoi në dialog, studentët e injorojnë: Nuk negociata, vetëm plotësim kërkesash

Shkruar nga Pamfleti
‘What the fuck’, Rama i ftoi në dialog, studentët e

'What the fuck', Rama i ftoi në dialog, studentët e injorojnë: Nuk negociata, vetëm plotësim kërkesash

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar studentët për dialog nëpërmjet një postimi në Facebook, duke u premtuar se mund të diskutojnë për çdo kërkesë që ata kanë paraqitur. Në postimin e tij, shefi i qeverisë shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

Reagimi i studentëve ka qenë i menjëhershëm duke mos pranuar të dialegojnë me kryeministrin, pasi ata mjaft kanë duruaj arogancën e tij ndër vite. 

“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What the fuck”, tha një nga studentët.

Mes thirrjeve “Universiteti nuk është i pedagogëve dhe politikanëve, por është i studentëve”, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre në ditën e pestë parë godinës në “Rrugën e Durrësit. Studentë përmes thirrjeve shprehen se nuk ka negociata pa plotësuar më parë të drejtat e tyre, të cilat janë shkruar qartë si e zeza mbi të bardhë.

Me thirrjet në kor dhe me flamuj kombëtar: “Nuk ka negociata, nuk ka bisedime”, studentët po japin mesazhe të forta se nuk kanë ndërmend të ulen në negociata pa plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Aktualitet 'What the fuck' Rama i ftoi në dialog studentët e injorojnë: Nuk negociata vetëm plotësim kërkesash