Showbiz20 Shtator 2019, 14:41

Whitney Houston, së shpejti turneu me hologramat e saj

Shkruar nga Pamfleti
Whitney Houston, së shpejti turneu me hologramat e saj

“Mund të ndodhin mrekulli, kur beson ” këndonte Whitney Houston bashkë me  Mariah Carey në këngën When You Believe: mrekullia ku do marrin pjesë fansat do jetë të rishohin në concert divën e ‘soul’-it amerikan.

Do të nisë me një datë në Meksikë shfaqja që do të mbajë titullin “Një mbrëmje me Whitney”, ku hologrami i këngëtares (imazhi i saj në 3D), e cila ndërroi jetë në vitin 2012, do interpretojë sukseset e saj më të dashura nga publiku.

Dymbëdhjetë spektakle në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë e më pas një turne.

Pritet që turneut t’i shtohen data të tjera që do arrijnë deri në SHBA, parashikuar për vjeshtën e ardhsshme.

“Një eksperiencë e pabesueshme për ta jetuar “, janë fjalët e  Pat Houston, gjysëm motra dhe e vetmja trashëgimtare e këngëtares.

“Whitney nuk është më me ne, por muzika e saj do jetojë përgjithmonë. Kemi bërë mirë që bashkëpunuam me  Base Entertainment sepse ata kuptuan sa e rëndësishme ishte të realizoje një hologram fenomenal”.

“Base Entertainment”, që prodhon shfaqjen deklaroi se për realizimin e spektaklit u përdor sistemi më i avancuar teknologjik për krijimin e hologramit, bashkë me  “modalitetet më të sofistikuar të prezantimit të  Broadway, një bande që luan live, një koi dhe një trupe baleti “.

Këngët që janë në listë do jenë të gjithë të riorkestruara nga katalogu digjital i artistes.

“Fansat e saj nuk meritojnë asgjë më pak, sepse Whitney nuk ka dhënë asgjë më pak se maksimumi i saj”, komentoi motra e Houston.

Showbiz koncert me hologramat whitney houston