Xhafaj: Audio përgjimi për vëllain është mashtrim për t’më shantazhuar. Prokuroria të hetojë

Xhafaj: Audio përgjimi për vëllain është mashtrim për t’më shantazhuar. Prokuroria të hetojë

Ministri Fatmir Xhafaj tha se audio përgjimi i publikuar nga opzita për vëllain e tij Agron Xhafaj është i fabrikuar dhe Prokuroria duhet te nise hetimet.

“Lidhur me falsifikimin e procedure penale është akuza më qesharake. Këta njerëz janë qesharakë dhe pa asnjë lloj personaliteti. Nuk e di si disa njerëz janë kaq injorantë. Për shumicën që do të dijë të vërtetën është i qartë kjo akuzë qesharake.

Unë paskam falsifikuar një draft dhe kjo është si logjika e Zhvejkut. Nuk ka asnjë kontribut teknik nga unë për këtë çështje. Kjo pikë e nenit është një standard ndërkomëbtar dhe nuk e kemi shpikur ne. Në këto raste i vëlla nuk do përfitonte nga ky nen. Është komplet shpifje akuzat për vëllain tim. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur pas këtij viti asnjë problem me ligjin dhe kjo është e verifikueshme.

Fabrikimi i një fakti të paqenë është kriminal dhe i kërkoj Prokurorisë të veprojë në këtë aferë kriminale. Audio përgjimi është një saje e plotë, një mashtrim nga fillimi deri në fund. Nëse opozita nuk e ka bërë vet këtë dhe nuk ta besoj se ka qenë ajo ideatorja e kësaj gjëje. Për fat te keq duhet bërë një pyetje normale; Çfarë do bënin njerëzve nëse do të ishin në pushtet?”- tha Xhafaj.