Xhafaj kërcënon bandat në Elbasan: Do jua nxijmë jetën

Ministri Xhafaj paralajmëron riorganizim të komisariateve në vend

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shkuar sërish në qytetin e Elbasanit, ku ka kërcënuar bandat e zonës.

Me tone të forta, nga Elbasani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka garantuar qytetarët se policia është e angazhuar tërësisht në plotësimin e sfidave të saj të mëdha për jetën dhe sigurinë në vend dhe luftën për goditjen e grupeve kriminale.

Sipas Xhafajt, ka ardhur kohë që të zhduken bandat që kërcënojnë qytetin.

Policia është para disa sfidave të rëndësishme për rendin dhe sigurinë, për luftën kundër krimit të  organizuar dhe parandalimin e fenomeneve të terrorizmit.

Ky prioritet i qeverisë, edhe në një plan masash për luftën kundër krimit, dhe operacioni “Forca e ligjit” është fokusuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë jetën e përditshme, ekonominë dhe imazhin e vendit.

Ju them sot që ky është operacion i suksesshëm, në pak muaj kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që janë në vend, apo ushtrojnë veprimtari edhe jashtë vendit, jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë por në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme, kemi goditur 7 të tilla me 100 persona të arrestuar drejtues apo anëtarë të tyre.

Ata personalisht, por edhe asetet kriminale të krjuara prej tyre nga kjo veprimtari. Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësise penale, shteti është shumë më i fortë se cdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë”- tha Xhafaj.