Sport27 Korrik 2018, 10:57

Xhejms Milner nuk e krahason Salah me yjet e futbollit. “Duhet të mbajë këtë ritëm për disa vite, ndryshe…”

Shkruar nga Pamfleti
Xhejms Milner nuk e krahason Salah me yjet e futbollit. “Duhet të

Xhejms Milner nuk e krahason Salah me yjet e futbollit. “Duhet të mbajë këtë ritëm për disa vite, ndryshe…”

Xhejms Milner, mesfushor i Liverpulit, deklaroi së fundmi se Mohamed Salah duhet të vazhdojë të luajë me po të njëjtën kualitet edhe në sezonet e ardhshme për t’u konsideruar një ndër lojtarët më të mire në botë. Në fakt, Milner beson se Salah mund dhe do ta bëjë një gjë të tillë e do të shndërrohet në një prej lojtarëve më të mirë, por i kërkon të ruajë këtë ritëme dhe në sezonet në vazhdim.

Kujtojmë se Mohamed Salah sezonin e kaluar shënoi 44 gola për Liverpulin, 32 nga të cilin ishin në Premierligë. Në fund të sezonit, për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse, 26-vjecari fitoi edhe çmimet “Këpuca e Artë” dhe “Lojtari i Vitit për Premierligë”.

“Lojtarët më të mirë në botë nuk njihen për shkak të një sezoni të mrekullueshëm, ata e bëjnë një gjë të tillë në vazhdueshmëri. Edhe ai është në gjendje ta bëjë këtë. Normalisht, mendoj se ka shumë presion ta përsërisësh një sezon aq të mirë. Mendoj se është ndër lojtarët më të mirë, ai ka treguar se do të vazhdojë të përmirësohet”, theksoi Milner për mediat angleze.

Paraqitjet e egjiptianit gjatë sezonit të kaluar ngjallën interesim te shumë ekipeve evropiane, një ndër të cilët ishte edhe Reali i Madridit, por Salah nënshkroi kontratë të re 5-vjecare në korrik me Liverpulin, duke u dhënë fund hamendësimeve në shtypin britanik dhe duke qëndruar nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klop. /Pamfleti Sport

Sport