Aktualitet24 Mars 2018, 14:02

Xhepisti i urbanëve të Tiranës vihet në pranga, vidhte celularë, çanta dhe portofolë

Shkruar nga Pamfleti
Xhepisti i urbanëve të Tiranës vihet në pranga, vidhte

Xhepisti i urbanëve të Tiranës vihet në pranga, vidhte celularë, çanta dhe portofolë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, të kthyer në tmerrin e urbanëve. A.B 28 vjeç është autor i disa grabitjeve, ngjarje këto të zbardhura dhe dokumentuara tashmë nga policia.

Autori vidhte çanta, portofolë dhe celularë kryesisht në stacionet e urbanëve. Arrestimi i tij është bërë nga forcat e komisariatit nr.3, ndërsa mësohet se ky shtetas ka qënë edhe më parë i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:
-Më datë 16.02.2018 në autobusin e Tiranës së Re dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases I.J.
-Më datë 15.02.2018 në stacionin e autobusit në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur cantën se bashku me portofolin ku ka patur një shumë lekësh shtetas F.M 28 vjece.
-Më datë 22.01.2018 në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetas Z.I 24 vjece.
-Më datë 24.01.2018 në rrugën “Camëria” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases F.F 58 vjece.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme. /BalkanWeb

Aktualitet policia e Tiranës xhepisti i urbanëve