Xhepisti ju vodhi portofolat dy pleqve, te i treti “ngeci

Policia e Vorës, ka bërë të ditur se ka prangosur në flagrancë një 47-vjeçar, hajdut i tipit “xhepist”.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se V. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, u prangos në flagrancë pasi në Vorë, te shkolla e mesme, ka tentuar ti vjedh portofolin, R. Sh., banues në Tiranë, 71 vjeç.

Të njëjta burime saktësojnë se nga veprimet e kryera rezultoi se 47-vjeçari V. P., është edhe autor i vjedhjes së portofolit të shtetasve S. Q., dhe Q. H., vjeç 71 dhe 75, banues në Vorë.  

Komisariati i Policisë Vorë                                                                                                   

Më datë 16. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi V. P., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në Vorë, te shkolla e mesme, ka tentuar ti vjedh portofolin, shtetasit R. Sh., banues në Tiranë, vjeç 71. Nga veprimet e kryera rezultoi si autorë i vjedhjes së portofolit të shtetasve S. Q,m dhe Q. H., vjeç 71 dhe 75, banues në Vorë. Nenet 134, 22 e 134/2 të Kodit Penal.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti