Politike 3 Tetor 2018, 15:22

Xhisiela makthi i politikanëve, Rama del garant për Taulant Balla: Nëse ka qenë me armë në komisariat, Saliu ka qenë në

Shkruar nga Pamfleti
Xhisiela makthi i politikanëve, Rama del garant për Taulant Balla:

Xhisiela makthi i politikanëve, Rama del garant për Taulant Balla: Nëse ka qenë me armë në komisariat, Saliu ka qenë në Hollivud

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut, e cila është dhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ngjarja u denoncua nga ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga deputeti Rraja, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Artur Bushi.

Në lidhje me këtë, Rama ka marrë në mbrojtje numrin dy të PS, Ballën, duke thënë se nëse ai ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama.

Politike Edi Rama Lulzim Basha Taulant Balla Xhisiela Maloku