Xhungël, det, ajër…Forcat Speciale më të rrezikshme, njihuni me njerëzit të cilët të neutralizojnë në sekonda

Çfarë kanë të përbashkët Chuck Norris, Sylvester Stallone, Charlie Sheen, Demi Moore dhe Steven Seagal? Në një kohë apo në tjetrën ata kanë portretizuar ushtarë të forcave speciale në ekranin e madh dhe kanë ngopur dashurinë e publikut për filmat e AKSIONIT që përfshijnë forcat ushtarake të elitës. Në botën e ushtrisë, ndoshta asnjë grup nuk na tërheq apo na mbërthen imagjinatën tonë më shumë sesa forcat speciale. Në krye të forcave ushtarake, shumica e kombeve kanë një grup elitë të personelit të shërbimit të cilët mbahen në një standard më të lartë të kërkesave dhe trajnimit. Disa prej këtyre grupeve janë të njohura. Të tjerët nuk janë aq të njohur, por për to qarkullojnë vetëm akuzat apo mitet që shfaqen gjatë viteve për të dhënë ndonjë të dhënë të ekzistencës së tyre.



GIGN – Francë

Specializuar në luftën kundër terrorizmit dhe pengjeve, GIGN kanë rreth 400 antarë. Operacionet e e tyre përfshinë shpëtimin e 30 fëmijëve të mbajtura peng në Xhibuti, kapjen e kriminelëve të luftës në Bosnje, lufta me piratët somalezë dhe, sigurisht, sulmet dramatike dhe shpëtimin e pengjeve të udhëtarëve në fluturimin Air France 8969 në Marsejë në 1994.

SSG – Pakistan

Në vitin 1956, Ushtria Pakistane krijoi forcat speciale të saj të njohura si Grupi i Shërbimeve Speciale (SSG). Kjo forcë u modelua nga SAS britanike dhe forcat speciale amerikane. Përzgjedhja për këtë forcë është e rreptë dhe vetëm 1 në 4 rekrutë përfundojnë testin e trajnimit nëntë mujor. SSG është trajnuar për një mjedis të ndryshëm duke përfshirë malin, shkretëtirë, xhungël dhe hapsirën nënujore. Thuhet se disa nga këto forca shërbyen në Afganistan, duke luftuar përkrah muxhahidëve kundër sovjetikëve në vitet 1980. India pretendon se forcat SSG kanë sulmuar ushtarët e tyre në më shumë se një rast në rajonet e paqëndrueshme kufitare të përbashkëta nga dy vendet. Kohët e fundit, SSG është përqëndruar në operacionet lokale anti-terroriste.

SAYERET MATKAL – Izrael

Kjo njësi speciale izraelite është e përqendruar në zbulimin, anti-terrorizmin dhe shpëtimin e pengjeve jashtë Izraelit. Sayeret Matkal u formua në vitin 1957 për të mbushur një zbrazëti në forcat speciale të Izraelit dhe përbëhet nga kandidatët e përzgjedhur për karakteristikat e tyre të larta fizike dhe intelektuale. Kandidatët i nënshtrohen trajnimit tetëmbëdhjetë mujor, që përfshin shkollën themelore të këmbësorisë, shkollën e parashutës, trajnimin kundër terrorizmit dhe trajnimin në lidhje me zbulimin. Forca ka marrë pjesë në shumë operacione në shkallë të gjerë që nga vitet 1960. Më i famshëm nga këto, Operacioni Entebbe / Thunderbolt, tregoi vendosmërinë dhe arritjen e Sayeret Matkal në botë. Operacioni erdhi pasi disa terroristë palestinezë kishin marrë pengje në bord të një avioni që fluturoi në aeroportin e Entebbe në Ugandë. Shumë pengje u liruan, por mbi 100 pengje izraelite dhe hebraike u mbajtën në ndërtesën e terminalit të aeroportit. Një grup prej rreth 100 komandash izraelitë, duke përfshirë një forcë sulmi të Sayeret Matkal sulmuan, duke vrarë terroristët dhe duke liruar pothuajse të gjithë pengjet.

EKO-COBRA – Austri

Si rezultat i sulmit ndaj atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut të vitit 1972, Austria krijoi Cobra Einsatzkommando për operacione anti-terroriste. Forca përbëhet nga 450 njerëz që kanë shërbyer në Forcën Federale të Policisë Austriake. Trajnimi, si çdo forcë speciale, përfshin disa muaj kurse të specializuara të fokusuara në gjuajtjet, gjuhët, dyluftimet fizike dhe trajnime taktike dhe sulme. Natyrisht, vetëm ata që kalojnë testime të rrepta psikologjike dhe fizike kualifikohen për trajnim të plotë. Ata ndjekin edhe trajnime në gjëra të tilla si eksplozivë, zhytje dhe snajpera.

DELTA FORCE – USA

Përveç operacioneve kundër terrorizmit, Delta Force mund të marrë pjesë gjithashtu në shpëtimin e pengjeve, bastisjet, zbulimet dheaksione të fshehta. Grupi u formua në vitin 1977 si rezultat i një numri në rritje të operacioneve terroriste të profilit të lartë. Që atëherë, ajo ka qenë e përbërë kryesisht nga ushtarët që kanë shërbyer në forcat speciale amerikane si Beretat e Gjelbërta ose Rangers. Kandidatët potencialë duhet të jenë meshkuj, të paktën 21 vjeç. Ndjekin një sërë testesh fizike dhe mendore me qëllim që të eliminohen më të dobëtit. 1 në 10 arrin t’ja dalë trajnimit 6 mujor. Operacionet Delta Force janë shumë sekrete, ata janë në pararojë e çdo operacioni të udhëhequr nga SHBA.

JTF2 – Kanada

Krijuar në 1993 dhe u zgjerua në disa qindra anëtarë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Task Force 2 e Kanadasë është një elitë kundër-terrorizmi dhe njësi speciale operacionesh. I përbërë nga personeli ushtarak i Forcave Kanadeze, JTF2 ndërmerr një sërë operacionesh. Ata kanë qenë të njohur për përcjelljen e VIP-ve dhe sigurimin e vendeve në ngjarje si Olimpiada Dimërore 2010. Shumë fshehtas, ata kanë vepruar në shumë pika të botës, pavarësisht nëse po shpëtojnë pengjet në Irak ose gjuajnë snajperët serbë në Bosnje. Në Afganistan ata ishin të përfshirë para se shumica e forcave tokësore të mbërrinin dhe punonin pranë forcave të tjera speciale. Veprimet e tyre ishin aq sekrete saqë edhe Kryeministri Kanadez nuk ishte në dijeni se forca ishte përfshirë në Afganistan.

ALPHA GROUP – Rusi

Kjo forcë filloi në mes të viteve 1970 dhe u bë famë gjatë pushtimit të Afganistanit gjatë së cilës anëtarët e Alfa sulmuan Pallatin Presidencial në Kabul, duke vrarë të gjithë në ndërtesë. Në vitin 1985, një grup u dërgua në Bejrut për të shpëtuar katër diplomatë sovjetikë. Në vend, Alpha është përfshirë në pjesën më të madhe të operacioneve të mëdha anti-terroriste / pengje në Rusi, si rrethimi i teatrit të Moskës të vitit 2002 dhe rrethimi i shkollës Beslan në vitin 2004. Të dy ngjarjet treguan natyrën mjaft të rëndë të forcave speciale ruse qindra pengje u vranë gjatë operacioneve.

SHAYETET 13 – Izrael

Një grup tjetër izraelit i forcave speciale, Shayetet 13 është i lidhur me marinën izraelite. E krijuar në vitin 1948, kjo forcë ka marrë pjesë në çdo operacion të madh izraelit, shpëtim i pengjeve, kundërterrorizmit,  deri në grumbullimin e informacioneve. Trajnimi zgjat 20 muaj dhe i shtyn kandidatët nën testimin më të vështirë psikologjik dhe fizik, përpara se të fillojë trajnimi i specializuar.

NAVY SEALS – USA

Ju i dinit se këta djelmosha do të duhet të shfaqen diku. NAVY SEALS janë një grup i forcave speciale amerikane të krijuara në vitin 1962, të cilat kanë arritur afër statusit mitik. Kjo pjesërisht është në sajë të Operacionit  në Pakistan në maj 2011 , ku vranë Osama Bin Laden, kreun e Al Kaedës.

Trajnimi merr më shumë se një vit dhe shumica e aplikantëve nuk mund të kalojnë edhe testin e kualifikimit fizik që përfshin shumë not, vrap, të gjitha të realizuara në një afat shumë të rreptë kohor. E gjithë kjo siguron që anëtarët e SEAL të jenë të fortë fizikisht dhe mendërisht aq sa janë në gjendje të ndërmarrin operacionet më të vështira në botë, kudo që të ndodhin.

SAS – Britani

Shërbimi i Posaçëm Ajror Britanik u krijua në 1941. Kuptohet, forca përbëhet nga personeli ushtarak britanik më së shumti që vjen nga forcat ajrore. Kërkesat fizike janë të ashpra dhe kërkojnë shumë marshime. Kjo arrin kulmin në një marshim 40 milje që duhet të përfundojë brenda 20 orëve. Kandidatët gjithashtu duhet të jenë në gjendje të notojnë dy milje në një orë e gjysmë dhe të vrapojnë katër milje në 30 minuta. Pas kësaj shkojnë në xhungël për të mësuar aftësitë e mbijetesës dhe të lundrimits. Testi përfundimtar është një seancë pyetjesh prej 36 orësh që synon të thyejë vullnetin e kandidatit. SAS është e trajnuar edhe nga shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës MI5 dhe MI6 për të ndërmarrë operacione kundër-spiunazhit.

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.