Sport15 Korrik 2018, 20:24

Ylli i Francës, Griezmann e thotë troç: Sot do të fle me…

Shkruar nga Pamfleti

U shpall njeriu i ndeshjes… Antoine Griezmann ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për Francën dhe jo më kot po konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë. Meritë absolute në dy golat e parë, por dhe në atë të Pogbasë, i cili vulosi përfundimisht fatet e sfidës. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Griezmann ishte shumë i lumtur dhe u shpreh:

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur,” shprehet Griezmann. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës!!”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport francë Griezmann