Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Facebook, publikoi një video urim deri tek pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zaevit.
Честит Ден на албанската азбука!
Заедно растеме, учиме, се развиваме, 111 години. Честит Ден на албанската азбука!
Posted by Zoran Zaev on Thursday, November 21, 2019
Sot në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 111 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.
Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.
Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.