Bota16 Tetor 2019, 17:59

Zaev “presion” Evropës për negociatat: Nëse s’ka vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, harrojeni dialog

Shkruar nga Pamfleti
Zaev “presion” Evropës për negociatat: Nëse

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”,- është shprehur Zaev.

Gjithsesi, edhe nëse BE vendos për të mos hapur negociatat, Zaev theksoi se vendi i tij do të vijojë të ndjekë rrugën evropiane.

Rajoni