“Zamirat” e shqiptarëve kur do të japin llogari?

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi  brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër. Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Ai u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve.



Ndërsa “Zamira” e Fullanit shqiptar vijon t’i shijojë qetësisht lekët. Rehat-rehat askush nuk i ngacmon në qetësinë e tyre.

Si “Zamira” e Xhahangrit janë pothuajse të gjitha bashkëshortet e zyrtarëve të lartë shqiptarë. Madje këta tanët nuk mbajnë vetëm bashkëshortet, por ju dalin edhe për zingjirin e dashnoreve.

Politikanët shqiptarë edhe pse të zhytur deri në fyt në korrupsion, nga verifikimet rezulton se kanë bashkëshortet më të pasura se veten. Lojëra dokumentesh.

Bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, bashkëshortja e Taulant Ballës Iris Pekmezi, Greta Angjeli, bashkëshortja e Anastas Angjelit,  bashkëshortja e deputetit Tom Doshi, Xhovana Doshi zotërojnë pasuri të konsiderueshme.  Bashkëshortja e Haxhinastos ka disa llogari bankare, ka dyqan, studio noteriale, etj. Bashkëshortja e Edmond Panaritit ka 9 llogari bankare. Edhe shumë deputetë të tjerë kanë të njëjtën situatë. Dhe lista është e gjatë.

Të kuruara në detaje, veshje firmato, makina e udhëtime luksoze, shërbime private, pronare apartamentesh, biznesesh, nuk iu mungon asgjë prej gjëje.

Aq lartë e kanë stekën “të përkëdhelurat” sa zor se bëjnë pazare në Shqipëri. Do të ishte ofendim! Jashtë, jashtë…bashkë me paratë. Marka, firmato, etiketat vlejnë!

Brande shumë të shtrenjta të orëve dhe bizhuterive që nuk i shikon askund tjetër. Superluksoze me çmime marramendëse. Një orë dore kap 100 mijë eurot apo një palë syze kushton 20 mijë euro. Lëri pastaj makinat e blindura me të cilat lëvizin…

Kush po pyet! Përderisa nuk po jep llogari dora e parë e grabitjes, dora e dytë le të hedhë valle.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.