Aktualitet16 Shtator 2019, 12:14

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP, ja kush e zëvendëson Gentian Osmanin

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP, ja kush e

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP, ja kush e zëvendëson Gentian Osmanin

Zbardhen emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin e lënë bosh nga Gentian Osmani, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se për këtë post kanë kandiduar prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Dibrës.

Osmani u largua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit.

Kujtojmë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi  shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani. Prokurori kishte kaluar procesin e vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ndonëse KPA hodhi poshtë disa prej ankimimeve të Komisionerit Publik, në fund ka qenë mungesa e mbulimeve të shpenzimeve për dy vite nga ana e Osmanit që solli vendimin për shkarkimin nga detyra.

Aktualitet ja kush e zëvendëson Gentian Osmanin Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP