Aktualitet15 Prill 2018, 17:15

Zbardhen komunikimet mes Hoxhës dhe Stalinit, kreu i BRSS akuza Titos mbi tentativat për aneksimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen komunikimet mes Hoxhës dhe Stalinit, kreu i BRSS akuza Titos mbi

Zbardhen komunikimet mes Hoxhës dhe Stalinit, kreu i BRSS akuza Titos mbi tentativat për aneksimin e Shqipërisë

Zbardhen detaje sa i takon prishjes së bashkëpunimit mes Enver Hoxhës dhe Titos. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr fakte si i takon pushtetit të Hoxhës në librin e tij: “A coming of age Albania under Enver Hoxha”. Ai ka treguar dhe disa komun8kime me liderëve politikë.

Marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe BRSS

Jugosllavia i dha Shqipërisë rreth 700 milionë dinarë për forcimin dhe pajisjen e ushtrisë. Por me gjithë ndihmën bujare që po i jepej, dy ekonomitë po bëheshin gjithnjë e më të integruara me njëra-tjetrën, një fakt që gradualisht po e furte Shqipërinë në kurthin e kthimit në republikën e shtatë të Jugosllavisë.

Ndërlidhja e ekonomive nuk po i pëlqente Hoxhës. Ai i përshkruan si më poshtë gabimet në aspiratat e Jugosllavisë drejt Shqipërisë: “Ne pritet të prodhojmë për Jugosllavinë të gjitha materialet bazë për të cilat ata kanë nevojë. Pambuku, nafta, bitumi, asfalti e kromi do të përpunohen në fabrikat jugosllave, ndërsa në Shqipëri do të vijnë mallra të gatshëm konsumi më çmime të larta, si shembull pe, gjilpëra, apo nafta e tokës sonë që na shitet me çmim të lartë.

Prandaj qëllimi i Jugosllavisë ishte parandalimi i zhvillimit të vendit tonë dhe rritja e varësisë nga Jugosllavia”. Një nga çështjet e kësaj periudhe ishte dhe këshilla e Stalinit për Shqipërinë në lidhje me qëllimet e Titos. S

hqiptarët i kishin bërë Stalinit pyetje si: “Përse Jugosllavia ishte e interesuar për uzina të përbashkëta në Shqipëri, në një kohë kur kishte refuzuar një opsion të tillë me Bashkimin Sovjetik?

Përse Jugosllavia po dërgonte ekspertë ushtarakë në Shqipëri në një kohë kur ata nevojiteshin në ushtrinë e tyre? Si mund të pretendonte Jugosllavia që do të zhvilloje Shqipërinë kur dhe vetë ishte e varfër dhe e pazhvilluar?”.

Përgjigja e Stalinit ndaj këtyre pyetjeve ishte se Jugosllavia kishte si qëllim dominimin, kontrollin dhe rrjedhimisht aneksimin e Shqipërisë, për ta bërë republikën e shtatë të saj.

Stalini i tha Hoxhës në një bisedë: “Ne nuk e dinim se jugosllavët nën pretekstin e mbrojtjes së Shqipërisë nga Greqia fashiste, sollën ushtrinë e tyre në Shqipëri. Ata u munduan ta bëjnë këtë në mënyrë sekrete dhe qëllimi i tyre ishte armiqësor dhe kërkonin të përmbysnin situatën në Shqipëri”.

Hoxha sigurisht që i pranoi këshillat mbi qëllimet armiqësore të Jugosllavisë. “Ata kërkojnë ta bëjnë vendin tonë t’i bindet urdhrave të Beogradit, duke e transformuar Shqipërinë në një koloni me pavarësi formale, të maskuar me një formulë borgjeze pseudo-pavarësie.

Ata kërkojnë të ndajnë vendin tonë nga kampi socialit dhe ta bëjnë një armik të BRSS. Trotskistët jugosllavë duan të bëjnë me Shqipërinë eksperimentin e tyre të parë me linjën devijuese në kampin socialist”.

Hoxha jep prova të tjera në lidhje me natyrën e pa sigurt të sovraniteti të Shqipërisë, kur tregon për një hartë të publikuar, siç thotë ai në një vend miqësor si Bullgaria, ku Shqipëria shihet e përfshirë në kufijtë e Jugosllavisë federale.

“Kjo është një situatë e papranueshme dhe ne nuk mund të heshtim. Na është thënë se kjo ka ndodhur nga gabimi teknik i një punonjësi, po përse nuk ka ndodhur më parë?”, tha Hoxha.

Sulmet nga Jugosllavia

Në qershor 1947 Partia Komuniste jugosllave nisi punën për realizimin e planeve konkrete për marrjen e kontrollit të Shqipërisë duke nisur sulmet ndaj Hoxhës. Komiteti qendror e akuzoi atë se po mbante një linjë individualiste anti-marksiste që ishte armiqësore ndaj Jugosllavisë dhe kundër interesave të vetë Shqipërisë.

Një tjetër sulm i Jugosllavisë ndodhi në korrik 1947 kur Shqipëria bëri marrëveshje me BRSS për blerjen e makinerive bujqësore. Jugosllavia tha se Shqipëria nuk mund të hynte në marrëveshje me vende të tjera pa aprovimin e Jugosllavisë. Koçi Xoxe u përpoq të ndalonte Hoxhën të nënshkruante marrëveshjen e miqësisë me Bullgarinë, me arsyetimin se kjo pengonte absorbimin e vendit drejt Jugosllavisë.

Situata e rëndë ilustrohet dhe me rastin e Nako Spiros, i cili ishte anëtar i komitetit qendror që kundërshtonte marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ai ishte në favor të vetë-mjaftueshmërisë së vendit dhe të zhvillimit ekonomik pa Jugosllavinë. Koçi Xoxe ishte i papërmbajtshëm në sulmet e tij ndaj Spiros, por asnjë nuk doli në mbrojtje të tij prej frikës për pozicionin e vet.

Më në fund, në nëntor 1947 presioni u bë shumë i madh dhe Nako Spiru vrau veten. Profesor Dilaver Sadekaj i Universiteti të Tiranës jep opinionin e tij në lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavinë: “Të gjitha politikat dhe marrëveshjet mes dy qeverive ishin përgatitur me qëllim aneksimin e Shqipërisë nga Jugosllavia, nuk ka dyshim se kjo do të kishte ndodhur në 1948, po të mos kishin qenë mosmarrëveshjet mes Jugosllavisë dhe BRSS.

Në histori është e vështirë të bësh parashikime por në opinionin tim kjo do të kishte ndodhur në 1948”. Jugosllavia ishte në fakt në proces të marrjes së kontrollit të Shqipërisë në shkurt 1948. Në janar 1948 Milovan Xhilas, i Partisë Komuniste jugosllave, shkoi në Moskë me kërkesën e Stalinit për të diskutuar çështjen shqiptare.

Në takim Stalini i tha Xhilas se BRSS nuk ka interesa të veçanta në Shqipëri dhe se nuk e kundërshton përfshirjen e saj në Jugosllavi, madje sa më shpejt aq më mirë. Xhilas tha se udhëheqësi Hoxha ishte një borgjez i vogël me tendenca nacionalsite, dhe se zëvendësuesi i preferuar i Jugosllavisë ishte Koçi Xoxe. Vladimir Dedijer jep një analizë të plotë të kësaj bisede në librin e tij me titull “Tito”.

Replikat nisin me Stalinin që i bën Kardejl pyetjen e mëposhtme: “A e njihni mirë Enverin? A është njeri i qëndrueshëm, d.m.th do të mbetet me ne deri në fund? Kardejl: Sipas opinionit tonë ai është në përgjithsi i mirë dhe i ndershëm, por ka disa karakteristike prej borgjezi të vogël, intelektual.

Ka të dhëna të mira gjatë luftës dhe njerëzit e duan. Por nuk ka arsim marksist-leninsit. Ne besojmë se njeriu më i besueshëm atje është Koçi Xoxe, punëtor, as ai nuk ka arsim marksist”.

Përplasjet

Por Koçi Xoxe nisi të përdorte postin e tij si sekretar i partisë për të përjashtuar nga takimet e konferencat aleatët e Hoxhës. Plenumi i 8 i partisë në 26 shkurt deri në 8 mars 1948 ishte kulmi i tentativave për izolimin e Hoxhës dhe rrjedhimisht largimin e tij nga posti udhëheqës. Xoxe e akuzoi Hoxhën se ishte përgjegjës për gabimet e partisë dhe kërkoi largimin e misionit sovjetik nga Shqipëria, për ta zëvendësuar me atë jugosllav.

Hoxha rrjedhimisht arriti të bënte të refuzoheshin akuzat dhe kërkesat e grupit të Xoxe, dhe ky ishte fundi i planeve jugosllave për kontrollin e Shqipërisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dhe më 25 maj 1948, Shqipëria nuk i dërgoi urime Titos për ditëlindje. Një muaj më vonë Jugosllavia u përjashtua nga Byroja Informative e vendeve komuniste lindore Kominform. Prishja e Titos me Stalinin ishte një faktor i rëndësishëm që i lejoi Hoxhës të ndahej nga Jugosllavia.

Opozicioni jugosllav ndaj Bashkimit Sovjetik ka domethënie historike. Konflikti dhe më pas prishja mes Beogradit dhe Moskës zbuloi tensione të ashpra brenda doktrinës dhe praktikë komuniste, që deri atëherë nuk ishin vënë re nga observuesit e thjeshtë.

Prishja gjithashtu theu dogmën 30-vjeçare se komunizmi nënkupton mbështetje pa kushte për BRSS. Më 12 prill 1948 komiteti i Partisë Komuniste jugosllave kreu atë që do të bëhej një nga takimet më të rëndësishme të historisë së tij. Aty, Tito tha: “Të dashur shokë, kjo nuk është ëmë një çështje diskutimi teorik.

Çështja kryesore është ajo e marrëdhënieve të një vendi me një vend tjetër. Sado që ne e adhurojmë tokën e socializmit, që është bashkimi Sovjetik, në asnjë rast nuk mund të adhurojë më pak vendin e tij. Këtu nuk është çështje ideologjia por pavarësia!”. Në fjalë të tjera, Tito tha se është një konflikt mes dy koncepteve të ndryshme të dy liderëve komunistë, që kanë të njëjtat qëllime strategjike, por kanë ndryshime në taktikat dhe kohën.

Vladimir Dedijet komenton si më poshtë mbi çështjen në librin e tij autobiografik: “Problemi i marrëdhënieve strategjike mes vendeve socialiste kërkon zgjidhje praktike, që të jetë në frymën e socializmit dhe të bashkëpunimit të sinqertë.

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me BRSS dhe vendet e tjera socialiste, veçanërisht me Shqipërinë, udhëhiqen nga ky parim, pasi e kundërta do të ishte jo vetëm anti-komuniste por dhe kundër revolucionit dhe socializmit në Jugosllavi. Dallimi i parë mes pikëpamjeve jugosllave dhe sovjetike erdhi në dimrin 1941-1942, në jug të Serbisë e në Bosnie, ku Tito dhe partizanët e tij kishin thyer urdhrat e Moskës në lidhje me bashkëpunimin me çetnikët e drejtuar nga Draza Mihailoviç. Stalini dëshironte një front të bashkuar kundër nazistëve.

Stalini e deklaroi këtë në mesazhin e tij për Titon: “Duke marrë parasysh se Bashkimi Sovjetik ka një traktat bashkëpunimi me qeverinë e mbretit jugosllav Peter dhe duke marrë parasysh qëndrimin kundër krijimit të pengesave në përpjekjet e përbashkëta të luftës.

Mos e mendoni luftën tuaj vetëm nga pikëpamja kombëtare, por shiheni nga këndvështrimi ndërkombëtar i koalicionit anglo-amerikano-sovjetik … tregoni më shumë elasticitet dhe aftësi manovrimi”. Por Tito gjithsesi nuk bashkëpunoi me armiqtë e brendshëm dhe në fakt pas vitit 1942 ai mori ndihma të mëdha ushtarake nga Britania dhe SHBA. Duke kundërshtuar Moskën në këtë mënyrë, Tito arriti të çlironte vendin nga nazistët pa ndihmën e BRSS dhe konsolidoi pozitën e tij si udhëheqësi i pas-luftës në Jugosllavi.

Mosa Pijade, teoricieni i partisë jugosllave dhe përfaqësuesi i saj në Konferencën e paqes në Paris ka thënë se “Tito kërkon një rrugë të shkurtër drejt regjimit të plotë komunist, për shkatërrimin e regjimit të vjetër dhe eliminimit të rivalëve të brendshëm deh armiqve, pa marrë parasysh interesat e sovjetikëve”.

Tito e nervozoi edhe më tej Stalinin duke organizuar takimin çlirimtar anti-fashist në qytezën boshnjake Jajce në 29 nëntor 1943, ku konsolidoi postin e tij. Ai i ndaloi kthimin në vend qeverisë mbretërore jugosllave në ekzil, veprim që Stalini e quajti “thikë pas shpine” për Bashkimin Sovjetik. Tito e kuptoi se veprimet tij nuk do të kishin impakt mbi rezultatin e luftës (pasi Ballkani ishte një skenë relativisht e vogël e operacioneve) kështu që i përqendroi përpjekjet në konsolidimin e pozitës së vet, duke lënë në plan të dytë përpjekjen anti-naziste.

Zbardhen detaje sa i takon prishjes së bashkëpunimit mes Enver Hoxhës dhe Titos. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr fakte si i takon pushtetit të Hoxhës në librin e tij: “A coming of age Albania under Enver Hoxha”. Ai ka treguar dhe disa komun8kime me liderëve politikë.

Marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe BRSS

Jugosllavia i dha Shqipërisë rreth 700 milionë dinarë për forcimin dhe pajisjen e ushtrisë. Por me gjithë ndihmën bujare që po i jepej, dy ekonomitë po bëheshin gjithnjë e më të integruara me njëra-tjetrën, një fakt që gradualisht po e furte Shqipërinë në kurthin e kthimit në republikën e shtatë të Jugosllavisë.
Ndërlidhja e ekonomive nuk po i pëlqente Hoxhës. Ai i përshkruan si më poshtë gabimet në aspiratat e Jugosllavisë drejt Shqipërisë: “Ne pritet të prodhojmë për Jugosllavinë të gjitha materialet bazë për të cilat ata kanë nevojë.

Pambuku, nafta, bitumi, asfalti e kromi do të përpunohen në fabrikat jugosllave, ndërsa në Shqipëri do të vijnë mallra të gatshëm konsumi më çmime të larta, si shembull pe, gjilpëra, apo nafta e tokës sonë që na shitet me çmim të lartë. Prandaj qëllimi i Jugosllavisë ishte parandalimi i zhvillimit të vendit tonë dhe rritja e varësisë nga Jugosllavia”. Një nga çështjet e kësaj periudhe ishte dhe këshilla e Stalinit për Shqipërinë në lidhje me qëllimet e Titos.

Shqiptarët i kishin bërë Stalinit pyetje si: “Përse Jugosllavia ishte e interesuar për uzina të përbashkëta në Shqipëri, në një kohë kur kishte refuzuar një opsion të tillë me Bashkimin Sovjetik? Përse Jugosllavia po dërgonte ekspertë ushtarakë në Shqipëri në një kohë kur ata nevojiteshin në ushtrinë e tyre? Si mund të pretendonte Jugosllavia që do të zhvilloje Shqipërinë kur dhe vetë ishte e varfër dhe e pazhvilluar?”.
Përgjigja e Stalinit ndaj këtyre pyetjeve ishte se Jugosllavia kishte si qëllim dominimin, kontrollin dhe rrjedhimisht aneksimin e Shqipërisë, për ta bërë republikën e shtatë të saj.

Stalini i tha Hoxhës në një bisedë: “Ne nuk e dinim se jugosllavët nën pretekstin e mbrojtjes së Shqipërisë nga Greqia fashiste, sollën ushtrinë e tyre në Shqipëri. Ata u munduan ta bëjnë këtë në mënyrë sekrete dhe qëllimi i tyre ishte armiqësor dhe kërkonin të përmbysnin situatën në Shqipëri”.

Hoxha sigurisht që i pranoi këshillat mbi qëllimet armiqësore të Jugosllavisë. “Ata kërkojnë ta bëjnë vendin tonë t’i bindet urdhrave të Beogradit, duke e transformuar Shqipërinë në një koloni me pavarësi formale, të maskuar me një formulë borgjeze pseudo-pavarësie. Ata kërkojnë të ndajnë vendin tonë nga kampi socialit dhe ta bëjnë një armik të BRSS. Trotskistët jugosllavë duan të bëjnë me Shqipërinë eksperimentin e tyre të parë me linjën devijuese në kampin socialist”.

Hoxha jep prova të tjera në lidhje me natyrën e pa sigurt të sovraniteti të Shqipërisë, kur tregon për një hartë të publikuar, siç thotë ai në një vend miqësor si Bullgaria, ku Shqipëria shihet e përfshirë në kufijtë e Jugosllavisë federale. “Kjo është një situatë e papranueshme dhe ne nuk mund të heshtim. Na është thënë se kjo ka ndodhur nga gabimi teknik i një punonjësi, po përse nuk ka ndodhur më parë?”, tha Hoxha.

Sulmet nga Jugosllavia

Në qershor 1947 Partia Komuniste jugosllave nisi punën për realizimin e planeve konkrete për marrjen e kontrollit të Shqipërisë duke nisur sulmet ndaj Hoxhës. Komiteti qendror e akuzoi atë se po mbante një linjë individualiste anti-marksiste që ishte armiqësore ndaj Jugosllavisë dhe kundër interesave të vetë Shqipërisë.

Një tjetër sulm i Jugosllavisë ndodhi në korrik 1947 kur Shqipëria bëri marrëveshje me BRSS për blerjen e makinerive bujqësore. Jugosllavia tha se Shqipëria nuk mund të hynte në marrëveshje me vende të tjera pa aprovimin e Jugosllavisë. Koçi Xoxe u përpoq të ndalonte Hoxhën të nënshkruante marrëveshjen e miqësisë me Bullgarinë, me arsyetimin se kjo pengonte absorbimin e vendit drejt Jugosllavisë.

Situata e rëndë ilustrohet dhe me rastin e Nako Spiros, i cili ishte anëtar i komitetit qendror që kundërshtonte marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ai ishte në favor të vetë-mjaftueshmërisë së vendit dhe të zhvillimit ekonomik pa Jugosllavinë. Koçi Xoxe ishte i papërmbajtshëm në sulmet e tij ndaj Spiros, por asnjë nuk doli në mbrojtje të tij prej frikës për pozicionin e vet.

Më në fund, në nëntor 1947 presioni u bë shumë i madh dhe Nako Spiru vrau veten. Profesor Dilaver Sadekaj i Universiteti të Tiranës jep opinionin e tij në lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavinë: “Të gjitha politikat dhe marrëveshjet mes dy qeverive ishin përgatitur me qëllim aneksimin e Shqipërisë nga Jugosllavia, nuk ka dyshim se kjo do të kishte ndodhur në 1948, po të mos kishin qenë mosmarrëveshjet mes Jugosllavisë dhe BRSS.

Në histori është e vështirë të bësh parashikime por në opinionin tim kjo do të kishte ndodhur në 1948”. Jugosllavia ishte në fakt në proces të marrjes së kontrollit të Shqipërisë në shkurt 1948. Në janar 1948 Milovan Xhilas, i Partisë Komuniste jugosllave, shkoi në Moskë me kërkesën e Stalinit për të diskutuar çështjen shqiptare.

Në takim Stalini i tha Xhilas se BRSS nuk ka interesa të veçanta në Shqipëri dhe se nuk e kundërshton përfshirjen e saj në Jugosllavi, madje sa më shpejt aq më mirë. Xhilas tha se udhëheqësi Hoxha ishte një borgjez i vogël me tendenca nacionalsite, dhe se zëvendësuesi i preferuar i Jugosllavisë ishte Koçi Xoxe. Vladimir Dedijer jep një analizë të plotë të kësaj bisede në librin e tij me titull “Tito”. Replikat nisin me Stalinin që i bën Kardejl pyetjen e mëposhtme: “A e njihni mirë Enverin?

A është njeri i qëndrueshëm, d.m.th do të mbetet me ne deri në fund? Kardejl: Sipas opinionit tonë ai është në përgjithsi i mirë dhe i ndershëm, por ka disa karakteristike prej borgjezi të vogël, intelektual. Ka të dhëna të mira gjatë luftës dhe njerëzit e duan. Por nuk ka arsim marksist-leninsit. Ne besojmë se njeriu më i besueshëm atje është Koçi Xoxe, punëtor, as ai nuk ka arsim marksist”.

Përplasjet

Por Koçi Xoxe nisi të përdorte postin e tij si sekretar i partisë për të përjashtuar nga takimet e konferencat aleatët e Hoxhës. Plenumi i 8 i partisë në 26 shkurt deri në 8 mars 1948 ishte kulmi i tentativave për izolimin e Hoxhës dhe rrjedhimisht largimin e tij nga posti udhëheqës.

Xoxe e akuzoi Hoxhën se ishte përgjegjës për gabimet e partisë dhe kërkoi largimin e misionit sovjetik nga Shqipëria, për ta zëvendësuar me atë jugosllav. Hoxha rrjedhimisht arriti të bënte të refuzoheshin akuzat dhe kërkesat e grupit të Xoxe, dhe ky ishte fundi i planeve jugosllave për kontrollin e Shqipërisë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dhe më 25 maj 1948, Shqipëria nuk i dërgoi urime Titos për ditëlindje.

Një muaj më vonë Jugosllavia u përjashtua nga Byroja Informative e vendeve komuniste lindore Kominform. Prishja e Titos me Stalinin ishte një faktor i rëndësishëm që i lejoi Hoxhës të ndahej nga Jugosllavia. Opozicioni jugosllav ndaj Bashkimit Sovjetik ka domethënie historike. Konflikti dhe më pas prishja mes Beogradit dhe Moskës zbuloi tensione të ashpra brenda doktrinës dhe praktikë komuniste, që deri atëherë nuk ishin vënë re nga observuesit e thjeshtë.

Prishja gjithashtu theu dogmën 30-vjeçare se komunizmi nënkupton mbështetje pa kushte për BRSS. Më 12 prill 1948 komiteti i Partisë Komuniste jugosllave kreu atë që do të bëhej një nga takimet më të rëndësishme të historisë së tij. Aty, Tito tha: “Të dashur shokë, kjo nuk është ëmë një çështje diskutimi teorik.

Çështja kryesore është ajo e marrëdhënieve të një vendi me një vend tjetër. Sado që ne e adhurojmë tokën e socializmit, që është bashkimi Sovjetik, në asnjë rast nuk mund të adhurojë më pak vendin e tij. Këtu nuk është çështje ideologjia por pavarësia!”. Në fjalë të tjera, Tito tha se është një konflikt mes dy koncepteve të ndryshme të dy liderëve komunistë, që kanë të njëjtat qëllime strategjike, por kanë ndryshime në taktikat dhe kohën.

Vladimir Dedijet komenton si më poshtë mbi çështjen në librin e tij autobiografik: “Problemi i marrëdhënieve strategjike mes vendeve socialiste kërkon zgjidhje praktike, që të jetë në frymën e socializmit dhe të bashkëpunimit të sinqertë. Marrëdhëniet e Jugosllavisë me BRSS dhe vendet e tjera socialiste, veçanërisht me Shqipërinë, udhëhiqen nga ky parim, pasi e kundërta do të ishte jo vetëm anti-komuniste por dhe kundër revolucionit dhe socializmit në Jugosllavi.

Dallimi i parë mes pikëpamjeve jugosllave dhe sovjetike erdhi në dimrin 1941-1942, në jug të Serbisë e në Bosnie, ku Tito dhe partizanët e tij kishin thyer urdhrat e Moskës në lidhje me bashkëpunimin me çetnikët e drejtuar nga Draza Mihailoviç. Stalini dëshironte një front të bashkuar kundër nazistëve. Stalini e deklaroi këtë në mesazhin e tij për Titon: “Duke marrë parasysh se Bashkimi Sovjetik ka një traktat bashkëpunimi me qeverinë e mbretit jugosllav Peter dhe duke marrë parasysh qëndrimin kundër krijimit të pengesave në përpjekjet e përbashkëta të luftës.

Mos e mendoni luftën tuaj vetëm nga pikëpamja kombëtare, por shiheni nga këndvështrimi ndërkombëtar i koalicionit anglo-amerikano-sovjetik … tregoni më shumë elasticitet dhe aftësi manovrimi”. Por Tito gjithsesi nuk bashkëpunoi me armiqtë e brendshëm dhe në fakt pas vitit 1942 ai mori ndihma të mëdha ushtarake nga Britania dhe SHBA. Duke kundërshtuar Moskën në këtë mënyrë, Tito arriti të çlironte vendin nga nazistët pa ndihmën e BRSS dhe konsolidoi pozitën e tij si udhëheqësi i pas-luftës në Jugosllavi.

Mosa Pijade, teoricieni i partisë jugosllave dhe përfaqësuesi i saj në Konferencën e paqes në Paris ka thënë se “Tito kërkon një rrugë të shkurtër drejt regjimit të plotë komunist, për shkatërrimin e regjimit të vjetër dhe eliminimit të rivalëve të brendshëm deh armiqve, pa marrë parasysh interesat e sovjetikëve”. Tito e nervozoi edhe më tej Stalinin duke organizuar takimin çlirimtar anti-fashist në qytezën boshnjake Jajce në 29 nëntor 1943, ku konsolidoi postin e tij.

Ai i ndaloi kthimin në vend qeverisë mbretërore jugosllave në ekzil, veprim që Stalini e quajti “thikë pas shpine” për Bashkimin Sovjetik. Tito e kuptoi se veprimet tij nuk do të kishin impakt mbi rezultatin e luftës (pasi Ballkani ishte një skenë relativisht e vogël e operacioneve) kështu që i përqendroi përpjekjet në konsolidimin e pozitës së vet, duke lënë në plan të dytë përpjekjen anti-naziste.

Dossier