Bota 3 Prill 2018, 05:36

Zbardhet raporti vjetor i Këshillit për Integrimin Evropian, në fokus zbatimi i 5 prioriteteve kyç

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet raporti vjetor i Këshillit për Integrimin Evropian, në

Zbardhet raporti vjetor i Këshillit për Integrimin Evropian, në fokus zbatimi i 5 prioriteteve kyç

Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian vijon të ketë si detyrë parësore monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të 5 prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Sipas raportit vjetor të bërë publik në faqen e Parlamentit, gjatë takimit të parë periodik të KKIE për vitin 2017, fokusi ka qenë tek monitorimi i ecurisë e pesë prioriteteve, mes të cilave edhe reforma në drejtësi.

Po ashtu gjatë vitit 2017, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka analizuar dhe ka dhënë sugjerimet përkatëse për dokumentet e mëposhtëm strategjikë: Plani Kombëtar i Integrimit Europian 2017-2020; Plani i Veprimit për adresimin e rekomandimeve afatshkurtra të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016; Raporti i detajuar i Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Planin Kombëtar për Integrimin Europian dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë për vitin 2016; Raportet tre mujore të hartuar nga Ministria e Integrimit Europian; Dokumenti Konceptual lidhur me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, hartuar nga Ministria e Integrimit Europian.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, veç forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile, ka në fokus të punës së tij edhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të kapaciteteve të saj. Me qëllim zgjerimin e përfshirjes dhe kontribuimit të shoqërisë civile, në zbatim të rregullores së KKIE6, e cila parashikon se përzgjedhja e OSHC-ve dhe e përfaqësuesve të medias do të ripërtërihet çdo 2 vjet, gjatë vitit 2018, do të shpallen thirrjet publike për zgjerim të pjesëmarrjes së OSHC dhe përfaqësuesve të medias në Këshill. Sakaq është bërë publik edhe programi i punës për KKIE gjatë vitit 2018: prill-takim periodik 2-mujor sipas rregullores së KKIE në Kryesinë e Kuvendit; maj-takim mbi Politikën e Përbashkët Bujqësore dhe Politikën e Përbashkët të Peshkimit në Lushnje; qershor-takim periodik 2 mujor sipas Rregullores së KKIE në Kryesinë e Kuvendit; korrik- takim mbi mjedisin dhe sfidat e anëtarësimit në BE; shtator-Shkolla Verore Evropiane 2018 dhe në nëntor-takim periodik 2 mujor sipas Rregullores së KKIE.

Bota në fokus zbatimi i 5 prioriteteve kyç Zbardhet raporti vjetor i Këshillit për Integrimin Evropian