Zbardhet takimi Rama- Meta, çështjet e rëndësishme që u diskutuan

Rama në Presidencë? Çfarë u diskutua në takimin midis kryeministrit dhe Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme, Presidentin Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Mësohet se takimi është zhvilluar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të mërkurës dhe ka zgjatur 30 minuta.
Sipas burimeve raportohet se në fokus të bisedës ishin çështja e “Detit” me Greqinë dhe hapja e negociatave për Bashkimin Europian.

Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave.