Aktualitet20 Gusht 2019, 12:23

Valdrin Pjetri parqitet në Prokurori, jep shenjat e gishtrinjëve

Shkruar nga Pamfleti
Valdrin Pjetri parqitet në Prokurori, jep shenjat e gishtrinjëve

Valdrin Pjetri parqitet në Prokurori, jep shenjat e gishtrinjëve

Pas kërkesës së Prokurorisë, Valdrin Pjetri është paraqitur për të dhënë shenjat e gishtërinjve në Shkodër.  Bëhet e ditur se tashmë këto shenja do të krahasohen me ato që priten të mbërrijnë nga autoritetet italiane, ku do të zbardhet e vërteta ligjore lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja.

Disa javë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Gjithashtu Bardhi akuzon kryeministrin Rama se ishte në dijeni të dënimit dhe informacionin sipas tij e ka marrë në të njëjtat kanale diplomatike si selia blu, por e mori në mbrojtje kryebashkiakun e ri.

Pas këtyre akuzave, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisëm gjë e cila solli edhe trazira të shumta në Shkodër. Dje u konstituua Këshilli Bashkiak, ndërkohë jashtë ambienteve po protestohej nga simpatizantë të PD që u shoqërua edhe me përplasje të ashpra me policinë.

Aktualitet jep shenjat e gishtrinjëve Valdrin Pjetri parqitet në Prokurori