Sport27 Qershor 2018, 11:24

Zbulohet ajo që përflitej, Sampaoli i merr leje Mesit për të aktivizuar Aguerron (video)

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet ajo që përflitej, Sampaoli i merr leje Mesit për të

Zbulohet ajo që përflitej, Sampaoli i merr leje Mesit për të aktivizuar Aguerron (video)

Ligjin te Argjentina e bën Mesi e jo trajneri. Një video që po qarkullon në internet dhe është bërë virale tregon një bisedë të trajnerit Horhe Sampaoli me sulmuesin Lionel Mesi. Pamjet e filmuara gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Nigerisë tregojnë se si trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli, i kërkonte këshilla Mesit për të bërë zëvendësimin e tretë të ndeshjes, me synimin për ta fituar atë.

Gjithcka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku rezultati ishte ende 1-1 dhe Argjentina e shihte veten jashtë Botërorit. Trajneri Sampaoli u filmua duke thirrur Mesin. “Pulga, Pulga, pongo al Kun?” (Plesht, Plesht, a të aktivizoj Kun?), është fraza e Sampaolit i cili i kërkoi leje Mesit për të hedhur në lojë sulmuesin i cili zbriti në fushë pak çaste më vonë.

Edhe para ndeshjes në mediat argjentinase aludohej se Mesi dhe lojtarët e tjerë veteranë kishin qenë ata që kishin bërë formacionin për ndeshjen me Nigerinë. Këto pamje konfirmojnë edhe një herë se Sampaoli tashmë është thjesht për figurë te Argjentina dhe çfarëdo që të ndodhë, në të mirë a në të keq, janë lojtarët ato që po udhëheqin përfaqësuesen në Botëror. Pra, duket qartë se Argjentina është peng i një njeriu, lojtarit Lionel Mesi. /Pamfleti Sport

Sport