Sport 8 Tetor 2019, 10:03

Zbulohet e ardhmja e Hysajt, këmbana alarmi për Napolin

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet e ardhmja e Hysajt, këmbana alarmi për Napolin

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, ka folur në lidhje me gjendjen e shqiptarit pas përplasjes së frikshme dhe të ardhmes së tij. Ai sqaroi gjithçka në një intervistë për Punto Nuovo Sport Show. “Hysaj është mirë, ka pak dhimbje në qafë dhe në gjoks. Ka një frakturë, por fatmirësisht nuk është shumë shqetësuese. Ansaldi u tregua shumë i zoti në momentin e rënies duke i zvogëluar forcën e përplasjes. Do të rikthehet për rreth 25 ditë”, – thai.

Giuffredi më pas foli dhe në lidhje me të ardhmen e shkodranit. “Elseidi ka provuar se është një lojtar i rëndësishëm në të dy krahët. Ancelotti më tha se do të ishte i lumtur nëse qëndron, pasi i jep siguri. Ai qëndroi, pasi nuk arritëm të mbyllnim negociatat me klubet e tjera, por e mira është që trajneri e vlerëson.

“Roma mund të jetë zgjidhje e mirë për të. Napoli mund ta humbasë me kosto zero dhe do të ishte një turp për ta. Mendoj se ka ardhur koha të ndryshojë ambient, pas 4 vitesh e gjysmë. Nuk kam pse flas me të, pasi mendojmë njësoj”.

Sport Elseid Hysaj Napoli