Sport21 Qershor 2018, 00:03

Zbulohet “hajmalia” që ka bërë Kristiano Ronaldon të shpërthejë me gola në Rusi-2018, njihuni me sekretin e madh (fot

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet “hajmalia” që ka bërë Kristiano Ronaldon të shpërthejë me gola në Rusi-2018, njihuni me sekretin e madh (fotot)

Kristiano Ronaldo ka realizuar katër gola në dy ndeshje për Portugalinë e tij në grupin B të Botërorit të Rusisë. Ylli portugez është autori i vetëm i golave të skuadrës luzitane, por mjaftueshëm për ta mbajtur Portugalinë në pozita të forta kualifikimi. Por “Daily Mail” na servir nepermjet fotove sekretin e kesaj performance.

Ne fakt, të gjithë kishin shprehur habi me këtë performancë të pazakontë të CR7, por mediat portugeze e spanjolle kanë zbuluar sekretin e këtij suksesi të jashtëzakonshëm. “Hajmalia” që i jep fuqi Ronaldos është e dashura e tij, Gjeorgjina Rodriguez, e cila ka qenë e pranishme në stadium duke mbështetur Kristianon. Fotot e mëposhtme tregojnë fansen e zjarrtë të Ronaldos, që këtë herë është më shumë se e dashura e tij. /Pamfleti Sport


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Sport