Zbulohet më në fund arsyeja pse çiftet publikojnë çdo gjë që bëjnë në rrjetet sociale

Një studim i udhëhequr nga Brunel University në Londër ka treguar se çiftet të cilët publikojnë gjithçka në rrjetet sociale kanë vetvlerësim të ulët, duke qenë se nuk janë të sigurtë për lidhjen e tyre në realitet duan të bëjnë një film për ti treguar “spektatorëve”, se çdo gjë është mirë mes tyre dhe se mund të jenë një shembull për tu ndjekur.



Janë aq të paqëndrueshmë sa e vlerësojnë lidhjen e tyre në bazë të fotografive, nëse njëri prej tyre nuk poston foto me tjetrin e konsiderojnë si tradhëti.

Këto çifte jetojnë një gënjeshtër, luajnë me realitetin dhe injorojnë çdo gjë që e bën një lidhje të vërtetë. Krijojnë një imazh dhe thjesht vazhdojnë të shtiren.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.