Aktualitet21 Mars 2018, 20:57

Zbulohet një tjetër spiun në grupin negociator me Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet një tjetër spiun në grupin negociator me Greqinë

Në futbollin shqiptar vijnë lojtarë me CV të dyshimtë/ Sulmuesi i Tiranës i dënuar në Angli për shpërndarje droge

Duket se nuk është Muçollari i vetmi spiun në grupin e negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë.

Jo se PD-ja kur ishte në pushtet bëri ndonjë transparencë të madhe për këtë marrëveshje që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese, por edhe socialistët lënë shumë për të dëshiruar.

Balliu tha se së shpejti PD do të dalë me emra konkretë dhe do të denoncojë të gjitha personat me probleme në grupin negociator.

“Ajo çfarë mund të them unë për negociatat është se ka pasur mungesë transparence e cila vjen ose për paaftësi e ministrit ose mungesë e dëshirës.

Por në të dyja rastet ky ministër duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të jetë në krye të negociatave.

E para zoti Muçollari i cili njihet si spiun i agjencive të huaja, por edhe persona të tjerë, nuk janë në gjendje të jenë pjesë e grupit negociator.

Pra nuk është vetëm ai person me probleme, pasi ka dhe persona të tjerë të cilat shumë shpejt PD do ti denoncojë”, deklaroi Balliu.

Aktualitet Zbulohet një tjetër spiun në grupin negociator me Greqinë