Aktualitet 5 Nëntor 2018, 16:27

Zbulohet pazari, Meta kërkon thasët me lekë dhe ‘kokat’ e larta të shtetit në këmbim të firmës për Sandër

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet pazari, Meta kërkon thasët me lekë dhe

Zbulohet pazari, Meta kërkon thasët me lekë dhe 'kokat' e larta të shtetit në këmbim të firmës për Sandër Lleshin

Meta kërkon që të vendosë në krye të KLSH këshilltarin e tij, Bahri Shaqirin, për të marrë në dorë një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, që kontrollon zbatimin e buxhetit të shtetit

Zbulohet më në fund pazari që Ilir Meta i ka kërkuar Edi Rama në këmbim të dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm. Sipas burimeve pranë PS, Meta i ka kërkuar Ramës që të marrë nën kontroll Kontrollin e Lartë të Shtetit, me të cilin kërkon që t’u vendosë gjoba krerëve të të gjitha institucioneve dhe drejtorive në Shqipëri.

Meta kërkon që të vendosë në krye të KLSH këshilltarin e tij, Bahri Shaqirin, për të marrë në dorë një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, që kontrollon zbatimin e buxhetit të shtetit.

Sipas burimeve, Rama është shprehur kategorikisht kundër këtij pazari. Rama ka kërkuar që KLSH do të drejtohet nga një profesionist i pavarur dhe jo nga një ushtar i Ilir Metës, me qëllim që ky i fundit të fusë duart në buxhet, përmes gjobave. Si presion, Meta i ka bllokuar ndryshimin e ministrit të Brendshëm. Pak më parë, Meta i dha një mesazh të koduar Ramës, duke i bërë me dije se nuk do të hiqet pa pranuar pazarin.

Pazari për të marrë KLSH ka qenë në fokus të bisedës mes Gramoz Ruçit dhe Metës ditën e sotme. Presidenca ka njoftuar: “Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”.

Ndërkohë, këtë pasdite nga Presidenca ka dalë një tjetër emër për kryetar të KLSH, ai i gjyqtares Vitore Tusha. Ky emër në fakt nuk është kandudatura e vërteta e Metës, por që ky i fundit e nxjerr, me qëllimin që Kuvendi ta djegë dhe më pas të çojë në KLSH këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri./Pamfleti

Kryesore Bahri Shaqiri Edi Rama Ilir Meta KLSH ministria e Brendshme