Categories: Politike

Zbulohet për herë të parë arsyeja e vërtetë që i dha fund marrëdhënieve politike Xhafaj-Tahiri

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, Rama i beson postin e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend. Gjithë këtë periudhë, ai është përpjekur të ruajë staturën e një “senatori” socialist.

Në vitin 2007, Xhafaj zgjidhet Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, që e ka mbajtur deri në vitin 2016. Në këtë detyrë, Xhafaj do të mbahet mend për statutin e ri të Partisë Socialiste, duke i dhënë fuqi absolute, gati-gati autoritere, Edi Ramës.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, lufta për karrige dhe pozicione kyçe ishte e pamëshirshme. Fatmir Xhafaj nuk bëhet dot ministër, por ai merr kryesimin e Komisionit të Ligjeve.

Në tetor të vitit 2013, Ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri, nis një aksion për mbylljen e lojërave të fatit, i pagëzuar me emrin “Fundi i Marrëzisë”. Pikërisht, ky aksion do të sillte edhe fundin e marrëdhënieve mes Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

“Disa prej salloneve kontrollohen prej Agron Xhafës nëpërmjet personave që kanë qenë të bashkëdënuar në Itali. Por, edhe nëpërmjet personave të tjerë të cilët i kontrakton Agron Xhafaj për t’i kryer shërbimet si ruajtjen fizike apo punëtorët të cilët punojnë nëpër këto etj. Prova më e fortë për këtë është përplasja e vetë vëllait të tij Fatmir Xhafaj, sjell në vëmendje të publikut, një përplasje që ka ndodhur me ish-drejtoreshën e lojrave të fatit”, tha për Top Story Salianji.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nuk ka asnjë kompani bastesh ku Geron Xhafaj figuron aksioner. Por emri i tij lidhet ngushtë me dy vëllezërit Gramos dhe Besnik Murataj, aksionerë të kompanisë se basteve ITSGA, e cila në treg del si Eçobet, Eurolive, Basti shqiptar.

Vëllezërit Murataj, janë pjesë e çështjes në të cilën drejtësia italiane dënoi vëllain e Fatmir Xhafajt, Agronin në vitin 2002, dënim i konfirmuar nga Kasacioni në vitin 2012. Krisja brenda mazhorancës ishte e dukshme. Fatmir Xhafaj shfaqej i tensionuar në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, sa herë flitej për bixhozin./Top Channel



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
Share
dori

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

26 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

39 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

44 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

1 hour ago
WhatsApp Denonco tek Pamfleti